Lidhu me ne

Radar

Mero Baze është i vërbuar nga hakmarrja që ka kundër Sali Berishës.

Mero Baze eshte i verbuar nga hakmarrja qe ai ka kunder Sali Berishes. Ne aspektin personal, ai mbase ka te drejte, por ne aspektin publik dhe politik ai eshte nje figure e kompromentuar ne lidhje me kete ceshtje. Interesi personal i Meros nuk ka lidhje me interesin publik te shqiptareve tani.

Keqkatandisja e një njeriu mosmirënjohës ndaj shqiptarëve

Keqkatandisja e një njeriu mosmirënjohës ndaj shqiptarëve

Nga Mero Baze

Në zgjedhjet e 2005, kur PD kishte kontraktuar një kompani lobimi amerikane për tu dukur se ishte më afër me SHBA, një kandidat i PD në Gjirokastër e kishte marrë seriozisht këtë punë dhe kërkonte mbështetje amerikane. Dy miqtë e mi, qytetare amerikanë, një nga Kolonja e tjetri nga Kukësi, u gjendën në Gjirokastër dhe nuk dinin si ta ndihmonin. Atëherë improvizuan një takim me disa banorë të Lazaratit. Njëri prej tyre u prezantua si politikan amerikan që kishte ardhur të mbështeste kandidatin, tjetri si përkthyes i tij. E ruajtën seriozitetin nja 5 minuta derisa një prej banorëve, e pyeti se nga cili qytet i Amerikës ishte.

Nga Detroit ndërhyri “përkthyesi”.

-A e njeh djalin tim se dhe ai në Detroit është i tha plaku. Quhet filan fisteku.

Aty ishte e vështirë të ruhej serioziteti pasi ai e njihte vërtetë, ishin shokë si shqiptarë.

-Po po,- i tha shqip. E njoh. Atëherë biseda u bë më vëllazërore dhe gjithë fshati e mori vesh se kanë ardhur ca amerikanë të ndihmojnë deputetin. Për fat të keq takimin e regjistroi një televizion lokal dhe në darkë ishte problem tua shpjegoja atyre që i njihnin pse talleshin me fshatin.

Kështu dhe kjo historia e Berishës që ka sjellë nga ShBA një zonjushë që herë ka mbiemër Kokalari, herë mbiemër grek Angelakis, here Evis e here Evi. Serioziteti me të cilën mbështetësit e Berishës e marrin këtë si mbështetje amerikane ja kalon asaj skenës së Lazaratit me dy miqtë e mij më 2005.

Por kjo tregon pak më shumë, pasi këtu nuk bëhet fjalë për një plak të sinqertë nga Lazarati që e di botën sa fshati i tij dhe pyeste për djalin në SHBA. Tani bëhet fjalë për një njeri që ka qenë president i këtij vendi, kryeministër, lider opozitë dhe tani opozitar shëtitës i partisë së tij, që mbledh gjithë të rrjedhurit e këtij vendi qytet më qytet dhe flet broçkulla. Është keqkatandisja e një njeriu që po shikon fundin e tij më keq se sa ja kishte taksuar çdo armik i tij. Është historia e një njeriu që për tredhjetë vite tentoi të qeverisë dhe kontrollojë këtë vend, duke u bazuar tek mosmirënjohja ndaj çdo kujt që i besoi atij qoftë dhe një ditë.

Dhe siç thotë një proverb i lashtë: “kush me shpatë sundon, nga shpata do vdesë”. Dhe ky që sundoi me mosmirënjohje, nga mosmirënjohja po vdesë. Sic e meriton.

Vetëm se rrjedhja e tij deri në këtë pikë sa çdo emigrant shqiptar në SHBA na e paraqet si SHBA dhe Departamentin e Shtetit na e paraqet si Xhorxh Sorosin, është fundi i një përroi psikik që tani nuk ka kush që ta ndalë. Ai është rrufepritësi i çdo deliranti, çdo të shkalluari, çdo njeriu me sëmundje mendore, apo trafikant interesash, çdo palaçoje dhe të anashkaluari nga shoqëria, që shpreson se duke shkuar në takim me të, u tregon të vetëve se ka akoma shpresë për ta. Është Sali Berisha./gazetatema

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook