Lidhu me ne

Kryesore

Zotimi i Berishës nga Shkodra: Lumenjtë e gënjeshtrave të Edi Ramës do ti shkrijmë si brymën para diellit

Duke akuzuar kryeministrin Rama se ka shkatërruar sistemin e zgjedhjeve dhe vrarë shpresën e shqiptarëve, ish-kryeministri Sali Berisha kishte një zotim për demokratët.

Berisha: Lumenjtë e gënjeshtrave të Edi Ramës do ti shkrijmë si brymën para diellit, do të ngjallim shpresë në çdo zemër dhe vatër shqiptare.

Berisha u zbuloi simpatizantëve të PD-së edhe formulën për të sjellë PD në pushtet.

Berisha: Kjo kërkon nga të gjithë ne që jemi këtu ti thotë vetes çdo ditë: Të ndryshojmë, të ndryshojmë, të ndryshojmë. Fillimi ynë i ri është rruga drejt fitores.

Nuk harroi të përcjellë dhe mesazhe bashkimi, në kushtet kur PD është në një përplasje mes liderit historik dhe kryetarit aktual.

Berisha: Ne duhet të bashkohemi dhe të mos pranojmë në asnjë mënyrë “të Berishës” dhe ” të Bashës”, jo, ne të gjithë jemi demokratë. Vota na bashkon.

Si hap të parë Berisha tha se kanë kthimin e votës së lirë në parti.

Berisha: Të kthemi vite më parë, kemi patur të meta dhe sherre, dobësi, por nuk kemi kontestuar asnjëherë votën.Ju kujtoj Kuvendin e partisë në 1998, në kulmin e krizës, partia e bërë copë-copë pothuajse. Votuam, i mbajtëm kameraty atyre, 30 orë është treguar çdo votë para kameras, cilido rrinte aty. Kjo traditë avulloi, nuk ekziston më vota.

Ai siguroi se nuk do të ketë primare si ato që bëri Basha që sipas tij ishin e kundërta e modelit të Britanisë së Madhe që implementuan.

Berisha: Do të rikthejmë zërin tuaj.Nuk do bëjmë primare, këto që bëri ishin pseudoprimare. Primare ishin ato që bëmë në 2000 për pushtetin vendor. I kundërt ishte modeli që ishte marrë nga Britania e Madhe, nuk ishte modeli me elemenim negativ. Do të kthejmë standardet, do forcojmë PD duke i kthyer votën e  lirë. Ne jemi parti vlerash, vlerat tona janë besimi te Zoti, familja, Atdheu, prona, liritë dhe të drejtat e individit. U shuan këto të gjitha. Të përndjekurit politik kanë qenë fibra e mbijetesës së PD. Në ’97 ishin ata që qëndruan të pamposhtur, pronarët gjthashtu. E keni dëgjuar ish-kryetarin të flasë për ta? Absolurtisht jo. Duhet ti rikthehemi profilit tonë si konservator, vlerave të djathta.

Pas Shkodrës, foltorja e Berishës do të zhvendoset në Gjirokastër. Ora mbetet e njëjtë, 18:00, por ditën mbetet për ta mësuar nga vetë ai në faqen e tij në facebook.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook