Lidhu me ne

Aktualitet

Shoqëria është kthyer në një xhungël ku të fortët mbijetojnë.

adriatik-lapaj

Rritja e çmimeve/ Lapaj: Shoqëria është kthyer në një xhungël ku të fortët mbijetojnë. Të reflektojmë

Rritja e produkteve të shportës dhe kryesisht të bukës është kthyer në një problem shqetësues për qytetarët e vendin tonë.

Ndërkohë Adriatik Lapaj, në një postim që bëri një ditë më parë në rrjete sociale, tha se do dalë i vetëm në protestë.

Ky i fundit në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, u shpreh se rritja e çmimeve të produkteve preki të gjithë shtresat e shoqërisë. 

Më tej shton se shoqëria në vendin tonë ka probleme të mbartura në lidhje me nivelin ekonomik.

Adriatik Lapaj: Këto dy javë që është rritur çmimi i bukës, kam pritur që qytetarët në nevojë të reagojnë por nuk ka ndodhur. Unë kam vendosur që të protestojë si individ, nuk kam ftuar njeri, por pastaj mori dhenë. Angazhimi është individual, por shoh që shumë qytetarë e kanë ndarë këtë shqetësim dhe shumë të tjerë po e ndajnë. Ne si shoqëri kemi probleme të mbartura në lidhje me nivelin ekonomik. Rritja e  çmimeve të produkteve që prekin të gjithë shtresat e shoqërisë janë për t’u shqetësuar.

Ai thotë se nëse qytetari s’ka mundësi që të blejë produktet bazë, kjo mund të çojë deri në prishjen e balancave të shtetit.

Adriatik Lapaj: Në momentin që e çon deri te buka e gojës, qytetarin që s’ka mundësi ta blejë, do vjedhim do vrasim, do ikim dhe kjo çon edhe më tej në prishjen e balancave në shtetin tonë.

Ne po vjelim sot frytet e asaj që kemi mbjellë në 25 vitet e fundit. Tani duhet të fillojmë rikuperimin që pas 10-15 vitesh të shohim disa fryte pozitive në raport  me këto që po ndodh.

Lapaj, shprehet se shoqëria duhet të reflektojë te problemet sociale që e shqetësojnë, dhe jo të reagojë vetëm atëherë kur ka krime.

Adriatik Lapaj: Kthimi i shoqërisë në një xhungël ku më të fortët mbijetojnë duke shqyer që gjejnë përpara, pastaj dhe vet të fortët shqyhen nga një më i fortë që del në rrugë, është një sistem në një rend që ne duhet të ndërmarrim masa për ta ndryshuar.

Një fëmijë që rritet në kushtet e një pabarazie sociale ku fëmijët e njërit janë miliarder dhe tallen me para ndërkohë që ai rritet si një fëmijë që nuk mbush barkun me bukë dhe shoqëria nuk është ndalur të reflektojë dhe të krijojë mekanizma që nuk krijojnë distanca kaq të mëdha mes fëmijëve, ai rritet me mllef. Rritet dhe nuk i lihet rrugë tjetër përveç rrugës së krimit. Shoqëria nuk duhet të kujtohet vetëm kur të kris kallashnikovi. Sipas raportit të “Bankës Botërore” 1/3 shqiptar dhe të mos flas ndaj shtetit tim i cili nuk krijon mekanizma që të garantoj çmimin e bukës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook