Lidhu me ne

Kryesore

Rama nuk i ndahet propagandës/ Replika me qytetarët, tenton të justifikojë dështimin

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nxënësit tek shkolla “Ismail Qemali”.

Takimi është publikuar edhe në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ku bashkëngjitur ai shkruan “Konsultimi publik me nxënësit dhe studentët e të gjithë Shqipërisë, për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029), do të prodhojë në bashkëpunim me më të rinjtë një dokument pune dhe angazhimesh konkrete të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë shqiptare”.

Por, ajo që bie në sy, pas publikimit të videos, është debati që Rama ka bërë me komentuesit.

Mesa duket kryeministri i ka “mbaruar” të gjitha punët dhe ka pasur mjaftueshëm kohë, të replikojë me komentuesit.

Mos prisni zgjidhje apo reforma e plotësime kërkesash se ministrja dhe Edua kanë ardhë të konfirmojnë se sa do ta mbështesni Rilindjen.

Po u bëni shpëlarje truri rinisë, po i vaksinoni me zor .

Mandati i tretë dhe shkollat janë drejt mbylljes nga mungesa e nxënësve, laboratorët në shumicen e shkollave janë formalë.”-shkruan një qytetar.

Ndërsa Rama në përgjigjen e tij ka tentuar të justifikohet, por duke pranuar një tjetër dështim të Qeverisë së tij, mësimin me dy turne.

Në fakt jo, shkollat janë me nxënës dhe në disa shkolla bëhet akoma mësim me turne sepse duhen ndërtuar akoma shkolla të reja, ndërsa mbështetjen për Rilindjen do ta konfirmojmë në vitin 2025, tani jemi në punë për mandatin që sapo morëm”-i është përgjigjur Rama.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Rritja e çmimeve ku do shkojmë ne pensionistët. në varr shkoftë gjithë politika e hajdutave….”.

Por edhe në këtë rast Rama ka tentuar të justifikohet, se ai nuk ka faj, por se fajin e kanë “tregjet botërore”.

Çmimet nuk kanë lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi në komunizëm kur çmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo në të gjithë planetin, nuk ka se si të ulen në Shqipëri, jo se s’do politika po se ky është sistemi i ekonomisë së tregut!”-shkruan Rama.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por ditë për ditë ky avaz . Mërziten njerezit që nuk kanë bukë në shtëpi, dhe më beso që ka shume. Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptomë!”.

Ndërsa përgjigja e kryeministrit është se shqiptarët kanë bukë. Kaq mjafton mesa duket për kreun e Qeverisë.

Për cilin avaz e ke fjalën i dashur Leon dhe sa për bukën, shqiptarëve buka nuk u ka munguar as në kohët më të zymta të historisë së tyre, kështu që ndjesë po komunikimi me njerëzit është detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkëjetesë demokratike!”-i është përgjigjur Rama.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar7 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar7 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet7 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix7 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore8 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore22 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix22 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix22 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix22 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook