Lidhu me ne

Radar

Rritja e çmimit të bukës, Rama fajëson Rusinë


Kryeministri Edi Rama thotë se çmimi i bukës në vendin tonë është rritur për shkak të taksës ruse. Rama shpjegoi se Rusia është furnitori kryesor i grurit dhe miellit në Europë dhe se ka vendosur një taksë eksporti.

Kryeministri theksoi se qeveria nuk ka vendosur rritje të çmimeve, por taksa ruse shkaktoi një rritje të menjëhershme të çmimit.

 “Së pari unë mendoj që nga koha e Skënderbeut shqiptarët kurrë nuk kanë pasur problem bukën, kurrë. Të pasurit problem të bukës është fenomen vendesh që nuk kanë lidhje fare me Shqipërinë dhe historinë  e shqiptarëve. Së dyti ne kemi zgjedhur këtë sistem para 30 vitesh në këtë sistem nuk është qeveria që vendos çmimet. Këtu nuk vendos qeveria çmimet dhe çmimet rriten jo vetëm si rezultat i rritjes së tyre në burim. Se çfarë ka ndodhur me bukën? Ka ndodhur që furnitori kryesor i grurit dhe miellit, në Europë janë rusët dhe rusët kanë vendosur një taksë eksporti. Vendosja e taksës ka rritur menjëherë çmimin dhe nuk ka asnjë provë shkencore që ulja e TVSH sjell uljen e çmimit. Nuk ka. Ne me imputet bujqësore ndërhymë në TVSH për të ulur çmimin. Pati një ulje momentale pastaj menjëherë çmimi u rrit. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë që ata që shesin nuk i ngrenë çmimet në pikën që nuk i shesin dot. Edhe tregu e bën kalkulimin e vet. Sa i përket konkretisht bukës ju duhet të dini që ne kemi prej kohësh një çmim preferencial për energjinë të mbrojtur që do të thotë që ne subvencionojmë furrat e bukës. Nga i gjen shteti këta para, që heq TVSH atje këtu e jepja këtu e atje… nga do t’i gjejë”, tha Rama

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook