Lidhu me ne

Radar

Tensionet me Kinën/ Tsai Ing-wen: Tajvani nuk do t’i nënshtrohet presionit të Kinës

Tensionet me Kinën/ Tsai Ing-wen: Tajvani nuk do t’i nënshtrohetPresidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen

Presidentja Tsai Ing-wen tha se Tajvani nuk do t’i nënshtrohet presionit nga Kina dhe do të vazhdojë mënyrën e saj demokratike të jetës, ndërsa tensionet mbi ishullin vazhdojnë.

“Sa më shumë që arrijmë, aq më i madh është presioni me të cilin përballemi nga Kina,” tha Tsai.

Sipas BBC, fjalimi i saj në Ditën Kombëtare të Tajvanit erdhi pasi Presidenti i Kinës Xi Jinping u zotua të “përmbushë ribashkimin”. Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, ndërsa Kina e shikon atë si një provincë të shkëputur.

Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin. Kina ka dërguar një numër rekord avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit ditët e fundit. Disa analistë thanë se fluturimet mund të shihen si një paralajmërim për presidentin e Tajvanit.

Tsai tha se Tajvani “qëndronte në vijën e parë të mbrojtjes të demokracisë”. Ishulli nuk mund të detyrohet të marrë “rrugën që Kina na ka përcaktuar”, për të cilën ajo tha se nuk ofron liri, demokraci apo sovranitet

Fluturimet ushtarake të Kinës në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit kishin ndikuar seriozisht në sigurinë kombëtare dhe sigurinë e aviacionit, tha ajo, dhe situata ishte “më komplekse dhe fluide se në çdo pikë tjetër në 72 vitet e fundit”.

“Tajvani nuk do të ‘veprojë me nxitim’, por do të forcojë mbrojtjen e tij,” tha presidentja.

Ajo përsëriti sugjerimin e Tajvanit, për të folur me udhëheqësit kinezë, kërkesa e cila deri tani është refuzuar nga Pekini.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook