Lidhu me ne

Radar

“Nëse Basha nuk njeh Kuvendin”? Topalli: E kapin hopa bashkë me kunatin dhe e largojnë

“Nëse Basha nuk njeh Kuvendin”? Topalli: E kapin hopa

Demokratja Jozefina Topalli e ka mohuar mundësinë për të qenë kryetare e PD, duke u shprehur se nuk do të kandidojë.

“Po e them që të mos ketë keqkuptime. Unë nuk do jem kandidate dhe kryetare e Partisë Demokratike. Unë jam në Partinë Demokratike. Jam anëtare e saj. Kam qenë, jam dhe do të jem”, tha Topalli.

Kjo e fundit shprehur bindjen se kryetari Lulzim Basha do të shkarkohet nga Kuvendi i PD. Ajo tha në “Dekalog” se krydemokrati është i ikur.

E pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse Basha nuk e njeh vendimin e Kuvendit, Topalli tha se askush nuk pyet për të, por “e kapin hopa dhe e largojnë bashkë me kunatin”.

Sipas Topallit, kjo çështje s’ka për të shkuar në gjykatë, pasi Kuvendi do të jetë vendimtar. Ajo shtoi se Bashës i ka ngelur vetëm vula, pasi baza i ëshët larguar.

Lulzim Basha ka deklaruar se nuk e njeh Kuvendin. Çfarë do ndodhë nëse ai dhe kryesia nuk e njeh?

Topalli: Ore ai nuk njeh asgjë. De fakto ai ka ikur. De fakto nuk është më kryetar sepse i ka ikur anëtarësia, i kanë ikur të gjitha kolonat. I ka ikur baza dhe rri vetëm me vulën në zyrë.

Po nëse nuk e njeh Kuvendin?

Topalli: E kapin hopa dhe e e largojnë. Mblidhet kuvendi. Kush pyet për të. Kur kuvendi vendos, nuk ka më.

Kush?

Topalli: Anëtarësia vetë.

Po nëse çështja shkon në gjykatë?

Topalli: Nuk shkon hiç në gjykatë se kur vendos Kuvendi nuk ka më vend për gjykatë.

Po Basha nuk e njeh kuvendin. Vulën e merr.

Topalli: Bashkë me kunatin, hopa dhe e largojnë.

Hopa?

Topalli: Po si kujton ti. Si jo? Kush është ai? Do pushtojë karrigen?

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore14 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix15 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix15 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix15 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix15 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix15 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix15 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix20 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix20 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix20 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook