Lidhu me ne

Radar

Prishtinës nuk iu ndërtua spitali për 4 vjet: 21 premtimet që nuk gjetën zbatim nga Shpend Ahmeti

Nga gjithsej 81 premtime të dhëna nga kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, 21 nga to nuk kanë filluar që të zbatohen prej se ka marrë mandatin që nga viti 2017.

Sipas Institutit GAP, në mesin e premtimeve të pafilluara nga kryetari Ahmeti janë funksionalizimi i Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës, riciklimi i mbeturinave, ndërtimi i një stacioni të ri të autobusëve dhe vazhdimi i mësimit gjithë-ditor në disa shkolla të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Duke iu referuar të dhënave të këtij instituti, të përditësuara përpara dy muajsh, në fushën e administratës Ahmeti ka përmbushur 6 nga 7 premtimet e dhëna përgjatë fushatës elektorale të vitit 2016. Një nga premtimet që nuk ia ka filluar fare përgjatë mandatit të Ahmetit është “Ofrimi i kartelës se komunës për qytetarët “Prishtina Card” për pagesa në shëndetësi, administratë dhe “Prishtina parking””.

Tek fusha e arsimit në Prishtinë, Ahmeti nuk ia ka nisur zbatimit të projektit për mësimin gjithë-ditor në disa nga shkollat e Prishtinës, të cilën e pati premtuar përgjatë fushatës elektorale të 2017’ës.

Në rrafshin e ekonomisë, premtimin e vetëm që e pati dhënë për formimin e Odës Ekonomike të bizneseve të Prishtinës nuk e pati filluar përgjatë këtyre 4 viteve mandat si kryetar i Prishtinës.

Ndërkaq, në aspektin infrastrukturor, kryetari aktual i Prishtinës nuk ia ka filluar pesë nga 21 premtimeve të dhëna.

Në rrafshin e Kulturës, Ahmeti nuk ka filluar punët për funksionalizimin e Galerisë së Prishtinës, sikurse ishte premtuar nga ai.

Ndërkaq, tek shërbimet publike, nga 23 premtimet e dhëna, 9 nga to përgjatë periudhës së Ahmetit nuk janë jetësuar, e as nuk është ndarë buxhet për to. Në këto premtime të papërmbushura përfshihen riciklimi i mbeturinave, stacioni i ri i autobusëve dhe ndalimi i qarkullimit të automjeteve në parkun e Gërmisë.

Në premtimet urbanistike kryetari që qeverisi kryeqytetin për tetë vite nuk ia filloi master planit për ndërlidhjen e rajonit të Gollakut dhe Orllanit, për të cilën tha se do shfrytëzohej për qëllime turistike.

Një nga sfidat kryesore me cilën do të përballet kryetari i ardhshëm i kryeqytetit do të jetë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, së cilit nuk iu është caktuar lokacioni e as nuk kanë filluar punimet për të. /Gazeta Express/

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook