Lidhu me ne

Radar

U paralajmërua nga Bylykbashi/ Paketa e ndryshimeve të Kushtetutës, a fshihet pas tyre “pazari Rama-Basha për vettingun”?

U paralajmërua nga Bylykbashi/ Paketa e ndryshimeve të

Partia Demokratike do të dorëzojë gjatë kësaj jave në Kuvend tre amendamente që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese, vettingun e politikanëve dhe reformën territoriale.  

Që të miratohen në Kuvend ndryshimet Kushtetuese, duhen 94 vota, çka nënkupton një bashkëpunim opozitë-mazhorancë. 

Ndonëse demokratët nuk kanë ende një qëndrim të qartë për zgjatjen e afateve për vettingun, kryedemokrati Basha tha se nuk do të ketë këmbim votash për reformat me socialistët. Nisur nga kjo, Basha, sqaroi po ashtu se ky nuk është një pazar që i shërben vetëm opozitës, por për shqiptarët, kur u pyet nga gazetarët se a është vettingu i politikanëve kushti i PD për zgjatjen e afatit për organet e drejtësisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

“Asnjë nuk është favor ndaj opozitës, ne kemi thënë dhe e përsëris jemi aty në atë kuvend edhe pas masakrës me një qëllim, të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë. Ne nuk kërkojmë pazar dhe nuk futemi për pazar”, përfundoi Basha.

Pikërisht, kësaj çështje i mëshoi edhe deputeti i PD, Oerd Bylykbashi disa ditë më parë, i cili akuzoi Bashën se po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vetingun e gjyqtarëve në këmbim me Reformën Territoriale që duan demokratët.

PD kërkon një reformë të re territoriale dhe synon shtimin e numrit të bashkive në vend, ndërsa PS nga ana tjetër kërkon zvogëlim të tyre. Keshtu, Basha duket sikur po propozon një paketë shkëmbimi për marrëveshje me PS.

Sipas Bylykbashit, Basha po bën marrëveshje që të shtojë disa bashki në hartë, ku shpreson se mund të shtojë votat e demokratëve dhe në këmbim do i jap votat e nevojshme qeverisë që i duhen për të shtyrë afatin e vetingut.

Partia Demokratike i ka mohuar akuzat e ardhura nga vetë deputeti  tyre, Bylykbashi se Lulzim Basha po bën pazar me Ramën, po shet votën për zgjatjen e  vettingut, në këmbim të shtimit të disa bashkive.

“Reforma territoriale është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë për të marrë shërbimet që i mungojnë prej 6 vitesh, që kur Edi Rama njëanshmërisht miratoi reformën që në thelb kishte vetëm avantazhin e PS në zgjedhje.

Po ashtu, reforma zgjedhore duhet të nisë me garantimin e votës së lirë dhe zgjedhjeve të lira, jo siç gabimisht u orientua më parë, vetëm tek kërkesa e panegociueshme e Edi Ramës për të marrë nën kontroll komisionet zgjedhore me punonjës të administratës publike dhe që, fatkeqësisht, iu prezantua lidershipit të partisë si kërkesë e panegociueshme e partnerëve ndërkombëtarë. Këto dy reforma janë i vetmi prioritet i Partisë Demokratike. Kjo është shpallur publikisht dhe është miratuar edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut, Partia Demokratike nuk ka hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim, as me Partinë Socialiste dhe as me partnerët, sepse nuk është në prioritetet tona. Nëse zoti Bylykbashi është kontaktuar nga Edi Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë”, thuhej në reagim.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix2 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix2 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook