Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha: Basha dorëzoi sovranitetin e PD, kryetar i marrë peng. Njeriu i disfatave

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha nga Foltorja e Dibrës se Lulzim Basha me vendimin që mori duke më përjashtuar nga Grupi Parlamentar dorëzoi sovranitetin e Partisë Demokratike.

Berisha tha se ai mori një vendim duke asgjesuar pluralizmit, duke mos pyetur dhe mos respektuar as forumet dhe as statutin e Partisë Demokratike.

Ish-Kryeministri deklaroi se nuk i ka kërkuar asnjë ndihmë Lulzim Bashës lidhur me shpalljen non grata, ndërsa shtoi se çështjen e kishte çuar në Gjykatën e parisit pvr të mbrojtur dinjitetin e tij dhe të shqiptarëve.

“Ne duhet të bashkohemi, nuk kemi asnjë problem me ata që mendojnë ndryshe nga ne. Ne bashkohemi te vota, PD ka humbur shpirtin e saj, votën e lirë. Lidershipi i saj ka humbur besimin masiv të anëtarëve të saj. I ftoj të vijnë këtu ata që nuk kanë ardhur këtu, ne nuk do të largojmë njeri, por do të respektojmë parimet, forumet dhe statutin. Ne jemi forcë konservatore, ne besojmë te familjet tona, te vokacioni perëndimor”, tha Berisha.

Ai tha se Lulzim Basha, si një kryetar i marrë peng, nuk mund të marrë vendime në emrin tonë.

“Mbi Lulzim Bashën rëndojnë 4 disfata. Miqtë e mi, ju mund ta doni ose jo Sali Berishën, por ju mendohuni, a mund ti shprehet besimi një njeriu që kalon nga humbja në humbje? Çfarë jemi ne që të kreditojmë një njeri që arkivon 4 humbje rrjesht”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se Baton Haxhiu është kthyer në avokat të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Është i dokumentuar si bashkëpunëtori i numrit 1 të shërbime sekreteve serbe. Si mund të jetë avokat i dy kundërshtarëve Baton Stanishiqi”, tha Berisha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook