Lidhu me ne

Aktualitet

Kush fitoi në Kosovë? Po ‘Lista serbe’?

Kush fitoi në Kosovë? Po 'Lista serbe'?

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve preliminare, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do të garojë në balotazh në 12 komuna.

Sipas rezultateve preliminare, të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave, ndërkaq në balotazh do të shkojnë 21 komuna.

Në Prishtinë kandidati i LVV-së, Arben Vitia do të përballet me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, i cili doli i dyti në këto zgjedhje.

Në Gjakovë, ish-kryetarja Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje do të garojë kundër kryetarit të deritanishëm, Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në komunën që kishte qeverisur për katër vjet, në Prizren, Mytaher Haskuka i LVV-së do të garojë në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj.

Në balotazh me PDK-në, LVV-ja do të jetë edhe në Shtime. Qemajl Aliu që kërkoi për herë të parë votën e qytetarëve, do të përballet me kryetarin e deritanishëm të Shtimes, Naim Ismajli.

Në Podujevë, Shpejtim Bulliqi i LVV-së është në garë me Ekrem Hysenin e LDK-së.

LVV-ja do të synojë fitore në balotazh edhe në Gjilan, me kandidatin Alban Hyseni, i cili do të përballet me kryetarin e deritanishëm, Lutfi Hazirin e LDK-së. Këto dy parti do të garojnë edhe në Fushë Kosovë dhe në Viti.

Burim Berisha i LDK-së dhe Enver Bajçinca do të garojnë për Fushë Kosovën, kurse Arsim Ademi do të garojë kundër kryetarit të deritanishëm të Vitisë, Sokol Haliti.

Në balotazh Lëvizja Vetëvendosje do të garojë edhe në Obiliq. Halil Thaçi nga kjo parti do të garojë kundër Iniciativës Qytetare për Obiliqin, që udhëhiqet nga Xhafer Gashi, që është kryetar aktual.

Kamenica është komuna e tetë që LVV-ja do të kërkojë sërish votën e qytetarëve. Kjo komunë për katër vjet është drejtuar nga Qëndron Kastrati i Partisë Socialdemokrate (PSD), anëtarë të së cilës parti u larguan nga LVV-ja. Kundër Qëndron Kastratit do të garojë kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj.

Në Rahovec, Visar Korenica i LVV-së do të garojë në balotazh me Smajl Latifin e AAK-së, kurse në Kaçanik, kandidati i PDK-së, Jeton Raka do të përballet me kandidatin e PDK-së, Besim Ilazi.

PDK-ja fiton katër komuna pa balotazh

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar katër komuna pa balotazh. Në Mitrovicën e Jugut, Bedri Hamza ka mposhtur Agim Bahtirin e LVV-së, i cili për tetë vjet ishte kryetar i kësaj komune.

Në Ferizaj ka fituar sërish Agim Aliu, derisa PDK-ja ka arritur ta rikthejë bastionin e vetë, Skenderajn. Fadil Nura mundi kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, që ishte kandidat i pavarur.

Kandidati i PDK-së në Hanin e Elezit, Mehmet Ballazi, ka arritur ta mposhtë kryetarin e deritanishëm të kësaj komune, kandidatin e pavarur, Rufki Suma.

Kjo parti do të garojë në balotazh në Prizren me Lëvizjen Vetëvendosje (Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka), në Malishevë me Nismën (Isni Kilaj dhe Ekrem Kastrati), në Drenas me ‘Demokratët për Drenasin’ (Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi).

Në Klinë me AAK-në (Zenun Elezaj dhe Esat Racaj), në Vushtrri me LDK-në (Xhafer Tahiri dhe Ferit Idrizi), në Shtime me LVV-në (Naim Ismajli dhe Qemajl Aliu), në Dragash me LDK-në (Shaban Shabani dhe Xhevdet Xheladini) dhe në Kaçanik me LVV-në (Besim Ilazi dhe Jeton Raka).

LDK-ja fiton sërish në Pejë dhe Lipjan

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të fitojë sërish komunat në të cilat ka qeverisur. Gazmend Mahaxheri në Pejë dhe Imri Ahmeti në Lipjan, fituan në komunat ku qeverisin.

Në balotazh, LDK-ja do të jetë në Prishtinë. Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama do të përballet me kandidatin e LVV-së, ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

LDK-ja dhe LVV-ja janë në balotazh në Podujevë (Shpëtim Bulliqi dhe Ekrem Hyreni), Gjilan (Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni), Viti (Sokol Haliti dhe Arsim Ademi), Fushë Kosovë (Burim Berisha dhe Enver Bajçinca), derisa në Istog me AAK-në (Ilir Ferati dhe Bekë Berisha) dhe në Dragash me PDK-në (Bexhet Xheladini dhe Shaban Shabani).

AAK-ja fiton në Deçan e Suharekë, por jo në Gjakovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka arritur të fitojë në Suharekë dhe Deçan, komuna këto të qeverisura nga kjo parti.

Bali Muharremaj në Suharekë dhe Bashkim Ramosaj në Deçan, fituan pa balotazh. Mirëpo, Ardian Gjini dështoi të marrë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur kryetar në raundin e parë të zgjedhjeve.

Ai do të garojë në balotazh me kandidaten e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Me LVV-në do të garojë edhe në Rahovec (Visar Korenica dhe Smajl Latifi), në Junik (Agron Kuçi dhe Ruzhdi Shehu) dhe Istog me LDK-në (Ilir Ferati dhe Bekë Berisha) dhe me PDK-në në Klinë (Zenun Elezaj dhe Esat Racaj).

Fitorja bindëse e Listës Serbe

Partia serbe, Lista Serbe, ka fituar më së shumti komuna në këto zgjedhje lokale. Kjo parti ka arritur të fitojë në plot nëntë komuna, të cilat janë të banuara me shumicë serbe.

Pa balotazh Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë të Veriut, Graçanicë, Novobërdë, Shtërpcë, Ranillug dhe Partesh.

Lista Serbe është në balotazh vetëm në një komunë, në Kllokot, me iniciativën qytetare SNS (Srpska narodna sloga).

Në balotazh do të jetë edhe komuna e banuar me shumicë turke, Mamusha. Për të parin e komunës do të garojnë partitë turke KDTP dhe KATP.

Në zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2017, nga gjithsej 38 komuna në 19 prej tyre fituesi ishte ditur në raundin e parë, derisa 19 komuna të tjera kishin shkuar në balotazh.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind. Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.

Me teper

Radar10 orë më herët

“Kjo betejë do të fillojë së shpejti”, Evi Kokalari del me paralajmërimin e fortë

Aktivistja shqiptare-amerikano, Evi Kokalari, e cila i është bashkuar “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dalë me paralajmërimin e radhës....

Radar10 orë më herët

Xhelal Mziu: Mbarova universitetin me 10-ta, kam doktoraturë

Politikani Xhelal Mziu ka komentuar për herë të parë deklaratat e atyre që e quajnë si një njeri “të pa...

Stil10 orë më herët

9 gjërat që bëjnë çiftet e lumtura dhe që janë kaaq të thjeshta

Dëgjojmë të flitet shumë për çiftet e lumtura dhe se si ata e mbajnë gjallë marrëdhënien e tyre. Më poshtë...

Stil10 orë më herët

Bora Zemani reagon për herë të parë: Mos e dënoni Donaldin as unë s’po e bëj

Bora Zemani ka reaguar për herë të parë pas zhurmës mediatike, sidomos pas mbrëmjes që kaloi. “Ju lutem qetësohuni. Edhe...

Radar10 orë më herët

Festat pa kuptim si ‘Nata e Bardhë’, flet historiani Hasan Bello: Nuk ka nevojë që të shpikim festa çdo 5-6 vite

Festat pa kuptim si ‘Nata e Bardhë’, flet historiani: Përdoren për marketing politik, në dasma nuk merret vesh nëse martohet...

Radar10 orë më herët

Akuzohet si bashkëpunëtore në krimet seksuale të Jeffrey Epstein, ç’duhet ditur për gjyqin ndaj Ghislaine Maxwell

Gjyqi penal ndaj personazhit të njohur britanike, Ghislaine Maxwell, është duke u zhvilluar në Nju Jork. Ajo akuzohet për trafikim...

Stil10 orë më herët

Keni bllokim, ngushtim apo çarje të enëve të gjakut?

Çfarë është angiografia (angiogrami)? “Angio” është një term mjekësor për enët e gjakut, dhe “grafika” ka të bëjë me fotografitë...

Stil11 orë më herët

Sa e sigurtë është një lindje natyrale pas asaj cezariane?

Sapo një grua lind me seksion cezarian, përpjekja për një lindje tjetër në mënyrë natyrale është shumë më e rrezikshme...

Stil11 orë më herët

7 gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë me ndërtimin e saj prej dy shtresash...

Stil11 orë më herët

Shtrëngim zemre? Si t’i mbijetoni një ataku!

Ataku kardiak jo vetëm që konsiderohet si ‘vrasësi i heshtur’, shenjat e tij ndryshojnë nga burrat tek gratë, e ndonëse...

Facebook