Lidhu me ne

Temporal

2.6 MILIONË EURO GRABITJE/ Benet Beci në aferë me firmën serbe të energjisë

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-drejtori i KESH Benet Beci dhe drejtoresha e besuar e tij Erideta Bashi janë protagonistë të një afere me kompaninë serbe N4T (NetworkForTrading), ku rezultojnë të grabitura 2.6 milionë euro që si rregull duhej të ishin arkëtuar menjëherë nga KESH-i.

Një dokument i siguruar nga Hashtag.al zbulon gjithë fabulën e grabitjes flagrante të 2.6 milionë eurove nga kompania serbe, grabitje që nuk do të kishte ndodhur dot nëse Beci dhe drejtoresha e tij do të kishin respektuar termat e kontratës për ndërprerjen e menjëhershme të shitjes në rast të mos pagesës së garancisë nga ana e kompanisë blerëse.

Benet Beci u tërhoq formalisht nga drejtimi i KESH-it pak javë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Ai komandoi një tjetër drejtues në krye të KESH, por përgjatë fushatës elektorale e deri në korrik 2021, ishte Beci ai që kontrollonte sidomos aktivitetin tregtar të KESH-it.

Njeriu kyç i Benet Becit ishte drejtoresha e shitjeve në këtë periudhë, zonja Erideta Bashi. Në korrik ndryshon loja, në krye të KESH-it emërohet Ergys Verdho, ndërsa drejtori i ri i shitjeve, Vladimir Hodaj zbulon skandalin, shkresa konfidenciale e Hodajt është siguruar nga Hashtag.al.

Sipas përmbledhjes që bën Hodaj, në dy raste të përsëritura në periudhat kohore 29 Maj-6 Qershor 2021, si dhe 7-11 Qershor 2021, kompanisë serbe N4T i është shitur energji, pa mbajtur garancinë e pagesës në datën e caktuar nga kontrata, ndërsa historia është përsëritur pak ditë më vonë dhe KESH ka lidhur kontratën e dytë me kompaninë serbe, ndërsa këta të fundit nuk kishin shlyer ende kontratën e parë.

Në vetëm 10 ditë, me dy kontrata kompania serbe ka shkaktuar një dëm prej afro 2.6 milionë euro duke paguar vetëm 150 mijë euro për energjinë e blerë. Shkresa e Hodajt sugjeron që kompania serbe ka nisur fatura fiktive pagese pasi i është kërkuar nga Erideta Bashi informacion, por kjo e fundit së bashku me dy bashkëpunëtorë të saj, sipas Hodajt janë përgjegjës për mos ndërprerjen e menjëhershme të shitjes dhe verifikim të vonuar të situatës.

Një burim i mirëinformuar sqaroi Hashtag.al në detaje mbi blerësin. “Kompania N4T është filial i firmës mëmë në Serbi LeTrading. Kjo firmë është themeluar nga Svetislav Bulatovic. Ata që operojnë në sektorin e energjisë e dinë mirë çfarë do të thotë ky emër, ai është ndoshta njeriu më i rëndësishëm i çështjeve të energjisë në rajonin tonë. Për shumë kohë ai ka qenë truri operacional i koorporatës EFT, e cila është dhe kompania sunduese në tregun e energjisë në Evropën Juglindore.

Shpesh për forcën e EFT-së është përfolur pronari i saj Vuk Hamoviç, por në fakt njeriu pas kuintave dhe truri që ideonte të gjitha ujditë më fitimprurëse është Svetislav Bulatovic. Pas skandalit që ka shkaktuar në Tiranë duke grabitur 2.6 milionë euro, ka të dhëna se kompania N4T ka nisur procedurat e falimentit.” – tha burimi.

Nga ana tjetër mësohet se ish-drejtoresha Erideta Bashi, njeriu më i besuar i Benet Becit në KESH, është larguar menjëherë nga vendi pas shkarkimit të saj nga puna. Disa të dhëna sugjerojnë se zonja mund të jetë larguar në drejtim të Kanadasë. / Hashtag.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix8 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix8 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix8 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix8 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix8 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix20 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix20 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix20 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix20 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook