Lidhu me ne

Radar

Tre arsyet që e bënë Aleksandrin e Madh vërtetë “të Madh”



Aleksandri i Madh ishte vetëm 32-vjeç kur vdiq. Por me gjithë jetën e shkurtër, ai arriti një famë që i rezistoi shumë shekujve. Perandoria e tij shtrihej në 2 kontinente, dhe ishte një sundimtar grek, mbret persian dhe faraon egjiptian në të njëjtën kohë.

Aleksandri ishte një udhëheqës strategjik, një komandant i pakrahasueshëm, dhe një njeri shumë i zgjuar. Tiparet e forta personalitetit e bënë atë vërtet “të Madh”. Tre kanë qenë arsyet,që e bënë atë të dallohej nga liderët e tjerë në histori.

  1. Kishte si mësues Aristotelin, filozofin e famshëm grek

Në këtë aspekt, nuk ka rivalë. Të rritesh nën ndikimin e “babait” të filozofisë botërore, është diçka e jashtëzakonshme. Ishte i ati i Aleksandrit, Filipi II i Maqedonisë, ai që e punësoi Aristotelin si filozof të oborrit mbretëror.

Përveç detyrave të tij në oborr, Aristoteli kaloi shumë kohë me Aleksandrin e ri, duke i mësuar njohuritë bazë mbi matematikën, shkencat, letërsinë dhe filozofinë. Kështu, Aristoteli luajti një rol themelor në formësimin e mendjes së princit adoleshent, për t’u bërë më pas luftëtari i madh që e njeh historia.

  1. Kishte një paraardhës po aq të madh

Historia tregon se shumica e udhëheqësve të mëdhenj shpesh kanë një paraardhës të përkushtuar apo një mentor pasionant. Ky fakt mbeti i vërtetë edhe për Aleksandrin e Madh. Babai i tij Filipi II, punoi shumë dhe arriti të krijojë një superfuqi nga Mbretëria e Maqedonisë mes qyteteve të tjera të lashta greke.

Ushtria maqedonase mburrej me kalorësinë e saj të shkëlqyer, e cila dominonte edhe në betejat më brutale dhe me një falangë maqedonase unike. Falanga drejtkëndore përfshinte burra që mbanin shtiza të gjata,që marshonin në formacione të lidhura ngushtë mes tyre në disa rreshta.

Falanga të ngjashme mbetën një strategji popullore luftarake në fushat e betejës për një kohë të gjatë. Pas vdekjes së të atit, bashkë me fronin Aleksandri trashëgoi edhe një nga ushtritë më të forta në botë. Kontributet e rëndësishme të Filipit, i dhanë një shtysë Aleksandrit20-vjeçar që të marshonte drejt armiqve të tij dhe të pushtonte shumë territore pa ndonjë pengesë serioze.

  1. Kishte në dispozicion Perandorinë e madhe Persiane

Rajoni i Mesdheut ishte nën kontrollin e Perandorisë së madhe Persiane për disa shekuj, derisa ajo u pushtua nga Aleksandri. Gjatë betejës për të pushtuar tokat e Mesdheut, Aleksandri dhe ushtria e tij prej 50.000 vetash u ndesh ballazi me ushtrinë e fuqishme persiane prej 2.5 milionë ushtarësh të kryesuar nga mbreti Dari III.

Gjatë njërës prej betejave të tyre pranë qytetit Gaugamela në Persi, Aleksandri urdhëroi mbi 1 mijë njerëzit e tij që të sulmonin trupat e Darit. E quajtur edhe “sakrifica e pengut”, kjo strategji e shpërqendroi Darin. Ajo lëvizje i dha mundësi Aleksandrit që të vazhdonte me lëvizjen e tij të radhës strategjike, ku ai nisi një sulm të plotë ndaj ushtrisë persiane.

Pavarësisht se kishte një ushtri me një numër shumë më të vogël se rivali, Aleksandri fitoi me sukses kundër Darit dhe ushtrisë së tij. Jo shumë kohë më vonë, Dari u vra nga kushërinjtë e tij, dhe kjo kthesë e ngjarjeve e bëri Aleksandrin mbretin e Persisë. Në atë moment perandoria e tij shtrihej në Iran, Irak, Palestinë dhe Afganistan. / History of Yesterday – Perktheu:Bota.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix21 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix21 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix21 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix21 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix22 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar22 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport22 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix22 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix22 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook