Lidhu me ne

Radar

“Basha ka hallin e karriges”/ Çani: Në një vend normal do kishte dhënë dorëheqjen

Gazetari Arjan Çani u shpreh se kryeministri Edi Rama, pas fitores së mandatit të tretë dhe pasi i mundi të gjithë në partinë e vet, tani po bën çorap kundërshtarët.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” me Ylli Rakipin në MCN, Çani komentoi krizën në PD, ku tha se në një vend normal, pas humbjes së zgjedhjeve Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Sipas tij, halli i vetëm i Bashës është të ruaj karrigen e kryetarit.

Po t’i shohësh, secili është o në qejf të vet o në hall të vet. Edi Rama është në mandatin e tretë. I mundi të gjithë në parti, tani po bën çorap kundërshtarët. Halli i tij është si të jetë më i qetë për të realizuar 4-5 gjëra. Rama i ka vënë vetes një objektiv, do t’i arrijë ato gjëra. Në këto kushte i duhet një opozitë që nuk i shkakton probleme. Edhe Berisha të ishte, njësoj do ishte. Halli i Bashës është të ruajë karrigen e vet. Në një vend normal, Basha nuk do të ishte në krye të partisë. Palët janë në vendet e tyre. Janë vetëm dy faktorë jashtë loje. Populli shqyen pula dhe mish, mezi pret fundjavën. Ta dish di numrin e pulave dhe viçave, këtu bëhet nami.

Është vend informal. Basha është i qetë. Dy janë aktorët që nuk dimë sa do ndikojnë në këtë lojë. Janë amerikanët që janë ata që janë dhe ende nuk po i thonë SPAK të turret diku. Ky është një vend më keq se vendet e botës së tretë në Afrikë. Kjo histori mund të gjendet në një vend të harruar të Afrikës. Duhet t’u bëjmë thirrje njerëzve që konsumojnë politikë: në Maqedoni dhe Kosovë ku zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve. I thashë Shkullakut, se ka qenë atje, pati ndonjë incident, ndonjë gjë? A mund të mos flasim më për përfaqësues të popullit. Ta shohim si ndeshje ku ka ca lojtarë…Dilni në fundjavë në periferi të Tiranës dhe do të habiteni nga numri i pulave, deleve dhe viçave që hahet në këtë vend”, tha Çani.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix6 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix6 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix6 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix6 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix6 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix6 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix6 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix6 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar6 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook