Lidhu me ne

Radar

Demaskohet teatri Rama-Basha/ Kryedmokrati urdhër deputetëve: Mos votoni kundër borxhit prej 700 milion euro

Demaskohet teatri i deputetëve të PD në Kuvend. Basha, urdhër të mos votojnë kundër Ramës. Kritika me fjalë, por jo me votë kundër Ramës. SYRI TV zbardh sms ndaj deputetëve të PD për votën. Urdhri i i parë: Votoni pro Borxhit 700 milionë €. Urdhri i dytë: Abstenoni për borxhin 700 mln Euro. PD votoi ndryshe nga sa deklaruan në Kuvend.

Duke tentuar t’i shpëtojë ironive deri në tallje të kryeministrit, Lulzim Basha deklaroi në seancën e fundit se Edi Rama duhet të lërë teatrin dhe të diskutohet për hallin e shqiptarëve, ku në rend të ditës ishte votimi për marrjen e borxhit 700 milionë euro dhe kredisë 70 milionë euro për OSHEE-në.

Por duket se kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit të lërë teatrin e tij dhe të përfshihej në shfaqjen  teatrale që Lulzim Basha kishte përgatitur me shqiptarët, që ishte aty për të qarë hallet e tyre dhe do të demaskonte vjedhjen e qeverisë dhe marrjen e një borxhi të ri për të shtuar të ardhurat e klientëve dhe miqve të Ramës.

E për këtë që në fillim, kryetari i grupit parlamentar Alfred Rushaj u kujdes të akuzonte kryeministrin se PD ishte konsistente në denoncimet që qeveria bën me fatkeqësinë e njerëzve.

Por teksa shfaqja kishte nisur, Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij më të afërt tashmë e kishte marrë vendimin për qëndrimin që do të mbanin ndaj borxhit 700 milionë euro dhe kredisë së re 70 milionë për OSHEE. Në foltore do të sulmohej qeveria dhe OSHEE por me karton do të votohej ndryshe, duke abstenuar për të mos sikletosur kryeministrin Edi Rama që votat për ta miratuar I kishte.

Syri TV zbulon ekskluzivisht një urdhër që u është dërguar me mesazh në telefon deputetëve të Partisë Demorkatike, ku u kërkohet fillimisht që të votohet “pro”  borxhit 700 milionë euro dhe abstenim për kredinë për OSHEE-në. 

“Përshëndetje; për kujtesë për votimin;
1. Projektligji për Eurobond, votimi Pro;
2. Projektligji për huanë e OSHEE, Abstenim;
3. Projektligji për buxhetin faktik, Kundër;
4. Projektvendim për ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët, Pro sipas propozimit të PD…”

Teksa të gjithe deputetët e PD u përgatitën që të bashkonin votat me deputetët e PS, një tjetër  urdhër iu mbërriti në telefonate tyre, që do të  zbuste disi kritikat që do të merrnin, nga pro do të votohej “abstenim”.

“Më falni, ka një gabim; Eurobond Abstenim”

Image

Pra siç duket qartë në këtë komunikim, Lulzim Basha u kërkoi deputetëve që të mos votonin kundër asaj që e cilësonin si vjedhje të shqiptarëve, e prej 2 javësh e kritikonin me tone të ashpra në çdo dalje për mediat e çdo fjalim në Kuvend. Vetë Lulzim Basha për të maksimalizuar akuzat do të përdorte edhe një shprehje të urtë popullore.

Pjesa më e madhe e deputetëve u bindën symbyllur e siç duket në ketë njoftim të Kuvendit, për borxhin 700 milionë euro kanë votuar pro 78 deputetë të Partisë Socialiste e aleate si dhe 33 deputetë të Partisë Demokratike kanë abstenuar dhe vetëm 4 vota janë regjistruar kundër nga sekretaria e Kuvendit. E njëjta panoramë edhe për kredinë 70 milionë euro të OSHEE-së, ku kanë votuar pro 76 deputetë, 36 demokratë kanë abstenuar dhe vetëm 3 vota janë regjistruar kundër.

Tashmë veç teatrit me akuza dhe kundër akuza mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, pikëpyetjet ngrihen për faktin se kush ishte arsyeja qe deputetët e PD-së nuk kundërshtuan zhytjen e shqiptarëve në një borxh të ri 700 milionë euro dhe u detyruan të kapërdinin çorbën e gatuar nga vetë. Madje ka pasur ehe nga ata deputetë, që vetëm pak minuta para ngritjes së kartonit do ta cilësonin këtë borxh si një aferë për të mbuluar vjedhjet e borxheve të mëparshme.

Por më flagrantja do të ishte deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, i cili nga foltorja rendiste milionat e vjedhura shqiptarëve nga OSHEE, e për këtë madje kërkoi edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor.

Përballl këtij teatri, ku shqiptarëve u hidhet hi syve me akuza dhe sulme ndaj qeverisë për abuzime me fondet dhe nga ana tjetër mbështetet me forcën e kartonit, dyshimet që ngrihen janë nëse opozita është palë me këto abuzime apo e kapur nga kryeministri Edi Rama, i cili që në nisje në mandatit të tretë zgjodhi të kërcënojë shqiptarët me krizë të thellë e tu ngarkonte atyre një borxh të ri, të papërballueshëm për xhepat e varfër të shqiptarëve. /Syri TV

Image
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook