Lidhu me ne

Radar

“Ne nuk jemi të pasur. Unë jam i pasur” – fraza që legjenda e NBA-së O’Neal u thotë shpesh fëmijëve të tij

“Ne nuk jemi të pasur. Unë jam i pasur”. Kjo është fraza që legjenda e NBA-së Shaquille O’Neal u thotë shpesh fëmijëve të tij. Dhe siç e pranon ai, fëmijët e tij janë paksa të hutuar me të dhe nuk e kuptojnë.
Basketbollisti 49-vjeçar, i cili fitoi 286 milionë dollarë gjatë karrierës së tij në NBA dhe shumë marrëveshje të tjera reklamash, inkurajon fëmijët e tij t’i bëjnë vetë paratë e tyre.
“Duhet të kesh një diplomë bachelor ose master dhe më pas, nëse do që unë të investoj në një nga kompanitë e tua, duhet të ma prezantosh. Ma sillni dhe unë do t’ju njoftoj. Nuk ju jap asgjë”, u thotë ai.
Në 19 vitet e karrierës së tij, O’Neill luajti për Orlando Magic, Los Angeles Lakers dhe Miami Heat, dhe ka gjashtë fëmijë, të cilët tani janë midis 15 dhe 25 vjeç. Dhe ai nuk është i vetmi multimilioner i famshëm që refuzon t’ua japë paratë e fituara fëmijëve të tij.
Aktori Daniel Craig tha se “filozofia ime është t’i heq qafe para se të vdes”, duke shtuar se “nuk do të ishte mirë t’u lija miliona trashëgimtarëve”. Muzikanti britanik Sting, i cili ka një pasuri prej 400 milionë dollarësh dhe gjashtë fëmijë, ka deklaruar se synon të shpenzojë pjesën më të madhe të parave të tyre. “Unë u thashë se nuk do të mbeten shumë para, sepse po i shpenzojmë”, tha ai në një intervistë.
Miliarderët Warren Buffett dhe Bill Gates kanë shprehur pikëpamje të ngjashme ndër vite.
Bashkëthemeluesi i Microsoft-it është shprehur se “fëmijët tanë do të marrin një arsim të shkëlqyer dhe disa para, në mënyrë që të mos jenë kurrë në një pozitë të vështirë, por të dalin dhe të bëjnë karrierën e tyre.
Ju nuk u bëni një nder fëmijëve kur u jepni shuma të mëdha. Ajo shtrembëron atë që ata mund të bëjnë, pasi ata do të krijojnë rrugën e tyre”.
Buffett ka deklaruar se do të dhurojë 99% të pasurisë së tij, ashtu si edhe Mark Zuckerberg. Ky i fundit, në fakt e ka premtuar këtë në një letër të shkruar nga vajza e tij e porsalindur në atë kohë në vitin 2015.

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix8 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix8 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix8 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore8 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix8 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix8 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook