Lidhu me ne

Kryesore

Një këshillë për analistët ‘pro amerikanë’ të Lulzimit!

Në studiot televizive apo përmes komenteve në rrjetet sociale, një gamë njerëzish të titulluar abuzivisht si ‘analistë’  kanë nisur një fushatë të mirëkordinuar në mbrojtje të Lulzim Bashës. Në qendër të argumenteve të tyre qëndron ideja e përbashkët se nuk mund të mblidhet një Kuvend i partisë që ve në diskutim vendimin e DASH. Vetë ata e dinë fare mirë se Kuvendi Kombëtar nuk ka në axhendë diskutimin e z.Blinken ndaj Berishës, përkundrazi aty do debatohet vendimmarrja personale e Lulzim Bashës në kundërshtim me statutin për përjashtimin e parardhësit të tij nga partia.

Por urdhri nga ‘lart’ është kjo vijë që ata po mbajnë në çdo studio. Dhe kur themi nga ‘lart’ mos keqkuptoni Bashën, pasi ky i fundit as i ka ‘qesendisur’ ndonjëherë përkrahësit, është tepër i zënë duke i marrë të gjitha për vete. Orientimi i tyre vjen nga lobi Soros, i njejti lob qe vetë e kanë pranuar, i ka mbajtur me ‘bukë’ prej 30 vitesh.

Ndaj në këtë shkrim nuk do i hyjmë fare diskutimit të deklatave e vlerësimeve që mbajnë keta analistë  që janë kthyer si ‘parja e kuqe’ në çdo studio. Do ishte e kotë, pasi edhe vetë ata janë perfektshmërisht të vetëdijshëm se në këtë betejë në PD, e drejta qëndron në krahun e doktorit. Si për moral politik ashtu edhe sipas statutit të partisë.

Në këto kushte, kemi një këshillë në formë sfide për këtë grupim folësish publik të reshtuar në krah të Lulëzimit; Nëse vërtet Basha është i bindur se ka 97% të mbështjes në parti, atëherë sygjerojini ta mbledhë ai Kuvendin Kombëtar, madje para dates 11 dhjetor kur e ka përcaktuar Berisha. E ka shumë herë më të lehtë ta mbledhë me postin që mban si kryetar partie, mjafton vetë vullneti. Dhe në atë Kuvend të hedhë në votim vendimin që ka marrë ndaj doktorit.

Ja sheshi, ja mejdani. Meqenëse Basha është i bindur në mbështetjen masive të demokratëve, mjafton një votim në Kuvend për ti mbyllur gojën Berishës. Me 97 % mbështetje që thotë se ka, rezulton se doktori do dalë sipas llogarive të Lulit me vetëm 3 % mbështetje, një fraksion pa rëndësi në parti. Kjo është e vetmja mënyrë që Luli dhe analistët e tij ‘puritanë’ ti konfirmojnë publikut e vetë demokratëve,  se e drejta është në krahun e tyre.

Nëse vërtet besoni te 97% i Lulit , këshillojani!

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix4 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix4 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix4 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix4 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix4 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix4 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix10 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix10 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix10 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook