Lidhu me ne

Radar

Të mësosh nga dështimet, si Thomas Alva Edison


‘Nuk kam dështuar dy mijë herë në krijimin e një llambe. Thjesht gjeta një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mënyra se si nuk krijohet një llambë.’

Nuk ka asnjë aspekt të vetëm të jetës moderne që nuk ka ndryshuar falë Thomas Alva Edisonit, gjeniut, vizionarit, shpikësit. Nga llamba e dritës që ai perfeksionoi, deri te krijimi i gramafonit, duke kaluar përmes kinetoskopit, pararendësit të projektorit të kinemasë dhe sistemeve të shpërndarjes elektrike.

Një sipërmarrës, një shkencëtar, një njeri me pushtet i destinuar të ishte askushi, sikur të kishte dëgjuar të tjerët, të gjithë ata që vinin bast për dështimet e tij, dhe jo për sukseset. Por ia doli gjithsesi dhe ndryshoi botën, falë edhe edukimit të ngurtë dhe të dashur të nënës së tij, mbështetëses së tij të parë dhe të madhe, të vetmes që besonte tek ai kur mësuesit e tallnin.

E vërteta është se ai fëmijë i keqkuptuar kishte vetëm dëshirën për të eksperimentuar dhe studiuar në mënyrën e tij, duke shkuar përtej mësimit të thjeshtë dhe të kornizuar në shkollë. Nancy Matthews Elliott, nëna e tij, e kuptoi menjëherë këtë. Dhe ajo i dha fëmijës së vet të gjitha mjetet për të revolucionarizuar botën.

Ja ku ai është 19 vjeç me patentën e tij në dorë, e para nga një seri e gjatë me emrin e tij: 1093 gjithsej. Një regjistrues elektrik për të numëruar votat që gjithsesi rezultoi i dështuar. Një dështim, ky, që do të kishte demoralizuar këdo. Të gjithë, por jo atë.

Menjëherë pas kësaj vjen shpikja e gramafonit, instrumenti i parë në histori i aftë për të regjistruar dhe riprodhuar tinguj. Dhe pastaj llamba. Ishte viti 1879 dhe Edison po revolucionarizonte botën duke sjellë dritë në të. Ai nuk ishte i pari që e shpiku, por ishte i vetmi që arriti të tregtojë produktin dhe ta bëjë atë të aksesueshëm për të gjithë popullatën.

Falë Edisonit, bota dhe gjithçka që u formua prej tij, nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Dhe njohja e historisë së saj nuk është e dobishme vetëm për pasurimin e bagazhit personal kulturor, por është veçanërisht e vërtetë për mësimin e madh që na mëson historia e gjeniut.

Thomas Alva Edison ka grumbulluar shumë suksese, por dështimet i kanë tejkaluar këto. Ai imagjinoi, provoi dhe eksperimentoi dhe më pas e bëri përsëri, derisa ia doli. Ai gjithmonë e ka konsideruar dështimin si një fazë suksesi dhe historia e tij na mëson se kishte të drejtë.

Ai nuk u dekurajua kurrë sepse në të gjitha gjërat që nuk funksiononin, ai shihte hapa drejt arritjes së qëllimeve të veta. Dhe ky është mësimi më i çmuar, sepse vetëm ata që dështojnë mund të bëhen të mëdhenj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix21 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix21 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix21 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix21 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix21 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix21 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix21 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar21 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook