Lidhu me ne

Aktualitet

Zëvendësimi i aortës, ndërhyrja “TAVI”, bëhet për herë të parë në Shqipëri

Departamenti i Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan 3 - Spitali  Amerikan

Agush Cako, 60 vjeç, u paraqit në spitalin Amerikan 3, në gjendje të rëndë shëndetësore nga probleme të zemrës. Mbas vizitës paraprake, ekipi i kardiologjisë vendosi se kirurgjia e hapur ishte me rrezik të lartë, për shkak të karakteristikave të pacientit, ndërsa ndërhyrja perkutane me risk më të ulët dhe më përfitime të njëjta.

Bazuar në këtë situatë ekipi vendosi të aplikohet ndërhyrja TAVI, si alternative më e përshtatshme për shpëtimin e jetës së pacientit.

Telefonova fëmijët dhe të afërmit dhe zgjodhën rrugën më të mirë dhe e bëmë me pajisjetn e re. Është e shkëlqyer, unë nuk kam ndjerë asnjë dhimbje. Doktorët kanë bërë punën e tyre, jam shumë i kënaqur, zoti i bekoftë”, ka thënë 60 vjeçari.

Ndërhyrja TAVI (Transcatheter Aortic Valve Implantation), është një ndërhyrje ku aorta arrihet përmes arteries që ndodhet në rrëzë të kofshës ose nga një tjetër enë gjaku në trup, pa kryer ndonjë prerje dhe në këtë mënyrë kjo pasohet nga anulimi i valvulës së vjetër dhe implantimi i një valvule të re brenda saj.

Mjeku thotë se pacientët nuk ndjejnë dhimbje, dhe se faza e rikuperimit është më e shpejtë.

Kjo procedurë është një procedurë e realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe në vendet e rajonit. Kjo procedurë quhet TAVI që do të thotë, zëvendësim i aortës përmes rrugëve aksesore kryesisht përdoret enët e këmbëve dhe risku është shumë më i ulët se kirurgjia e hapur. Në këtë rast pjesa post operatore është shumë më e lehtë dhe pacienti për 24 orë mund të ngrihet në këmbë dhe në spital mund të rrijë vetëm 3-4 ditë. Procedura që bëmë ne është më specifike se vendosja e valvulës për herë të parë. Pasi kjo është vendosja e valvulës në një valvul të zëvendësuar me operacion të hapur dhe realisht dhe në vendet më të zhvilluara specialistët që e kryejnë si procedurë janë me gishta, nuk janë në një nivel rutinore”, ka thënë Jata.

Për herë të parë në Shqipëri dhe rajon/ Kard - Syri Kosova | Lajmi i fundit

Kjo ndërhyrje kryhet për herë të parë në Shqipëri nga ekipi i Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan 3, i përbërë nga Dr. Bekim Jata, Shef i Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin Amerikan 3, Dr. Artan Jahollari, kirurg kardio-vaskular, Dr. Indrit Temali kardiolog, Dr. Diamant Lulaj kardilog dhe Dr. Gentian Huti, anestezist-reanimator.

https://abcnews.al/zevendesimi-i-aortes-nderhyrja-tavi-behet-per-here-te-pare-ne-shqiperi/

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook