Lidhu me ne

Mix

The Telegraph: Në Shqipëri, gjeni Karaibet!

Të dhënat e turizmit duket se konfirmojnë interesin e shtuar ndjeshëm të vizitorëve të huaj për vendin tonë, i dëshmuar qartazi nga ana tjetër edhe prej lëvdatave që nuk reshtin prej mediave të njohura e prestigjoze, të cilat gjithmonë e më shpesh po heqin paralele mes Shqipërisë dhe destinacioneve më të famshme e të lakmuara të turizmit nëpër botë.

Më e fundit është gazeta e njohur Daily Telegraph. Gazetari i saj Martk Stratton thotë u nxit të vizitonte vendin tonë nga përkufizimi i bërë atij si Karaibet e Europës.

“Pashë një postim në Instagram pak kohë më parë që e përshkruante qytetin bregdetar shqiptar të Ksamilit si ‘Karaibet e Evropës’. Ishte më shumë se një ngjashmëri kalimtare, me palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe cadra dielli me kashtë… Vendosa ta vizitoj, për të parë se si bëhet krahasimi. Është sigurisht më shpejt dhe më lirë për t’u arritur se Barbados. Fluturova për në Korfuz, ishulli më i afërt grek me Rivierën Shqiptare. Nga Korfuzi, për në Sarandë me target është vetëm 40 minuta. “Është shumë e sigurtë dhe e qetë situate atje,” më tha taksisti që më çoi në portin e Korfuzit. “E gjithë mafia e tyre është këtu ose në vendin tuaj”- tha Mark Stratton, The Telegraph

Guida jonë turistike në Sarandë qeshi me këtë përcaktim të taksistit grek. “Nuk ka reklamë të keqe u shpreh ai”, vazhdon Stratton në shkrimin e tij, që përmend më tej Butrintin për të cilin kujton se është zone e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe që Virgjili e ka përmendur tek “Eneida”.

Më tej, rendit me radhë një vizitë në Gjirokastër, në Porto Palermo, e më pas në Vlorë, në të një hotel të cilës thotë se u trajtua nga stafi sikur ta kishin mik prej kohësh.

Karaibe ose jo, thotë gazetari, kujt i duhet Kalipsoja kur ke një gotë raki për të ngritur dolli në muzgun që afrohet dhe i kthen ishujt grekë thjesht në silueta!

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook