Lidhu me ne

Radar

‘Pro’ foltores dhe Kuvendit’, Ademi: Askush të mos bëjë sikur nuk e sheh krizën!

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, foli për zhvillimet brenda PD-së dhe ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.

E ftuar mbrëmjen në ‘Radarin Informativ’ me gazetaren Jonida Shehu, Ademi tha se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike është e mirëpritur dhe sipas saj është e vlefshme.

‘Unë gjykoj që situata ka një krizë, ekziston, askush mos bëjë sikur nuk e sheh, duhet të jetë reflektim për të gjithë’, u shpreh Ademi.

Pjesë nga intervista:

Shehu: Nuk ja “dhatë” sallën e Teatrit “Migjeni” Sali Berishës në “Foltoren” e Shkodës….

Ademi: Nuk është problemi i teatrit, ka marrë një vendim këshilli i bashkisë së Shkdorës, që në vitin 2016, që është teatri tempulli i artistëve, asnjë nga autoritetet politike, përfaqësues të partive nuk ka mundur më pas. Është një vendim që e kam respektuar.

Shehu: Do ta respektonit edhe nëse do të vinte Basha?

Ademi: Ka ndodhur.

Shehu: Çfarë mendoni për situatën brenda PD-së?

Ademi: Unë nuk kam pasur mundësi të shprehem se në familje kam pasur disa probleme. Unë gjykoj që situata ka një krizë, ekziston, askush mos bëjë sikur nuk e sheh, duhet të jetë reflektim për të gjithë. Diskutimi duhet të shkojë përtej Bashës dhe Berishës. Në këtë nivel banalizohet. Mendoj se diskutimi është i munguar dhe vonuar. Kompromise që kanë ndodhur në heshtje, po përfshij edhe veten, mendoj se është një penalitet që po e vuajmë sot.

Shehu: A duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së?

Ademi: Mendoj se çdo mbledhje është e vlefshme.

Shehu: A do të rikandidoni për bashkinë e Shkodrës?

Ademi: Është herët me e thënë, mendoj se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook