Lidhu me ne

Radar

Qeset e çajit nuk mjaftojnë, a do ta rrëzojë Erdoganin kriza ekonomike turke?

Laura Pitel

Kur një njeri i guximshëm nga partia në pushtet e Recep Tayyip Erdogan vendosi të përballet me të për rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj situatës ekonomike, ai u ndesh me një përgjigje të vrazhdë. “Ti po gënjen. Unë e njoh rrugën më mirë sesa ti”-iu përgjigj i zemëruar Erdogan, sipas zyrtarit që vazhdon të mbetet anëtar i AKP.

“Ai është i bindur se disa njerëz në parti dhe në qeveri po i zmadhojnë problemet”- thotë zyrtari në kushte anonimiteti. Erdogan po përballet me sinjale paralajmëruese në rritje, se qasja e tij autoritare për të drejtuar ekonominë turke prej 765 miliardë dollarësh nuk po funksionon.

Ndërsa rritja ekonomike duket e mirë në letër, ajo nuk është përkthyer ende në vende të reja pune. Inflacioni arriti në thuajse 20 për qind në muajin shtator, teksa monedha vendase lira po vazhdon ta humbasë vlerën. Një dekadë më parë 1 dollarë kushtonte rreth 1.8 lira, sot kjo shifër është pothuajse 10.

Por më e rëndësishmja për presidentin, që të mërkurën shënon 19-vjetorin e ngjitjes së tij në pushtet, mbështetja për partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka rënë me rreth 10 për qind që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2018, duke shënuar nivelet më të ulëta historike midis 30-33 për qind.

Erdoğan çay dağıtmak için selin vurduğu Bozkurt'a gidiyor - BoldMedya

“Arsyeja kryesore dhe më e rëndësishme e kësaj rënie është ekonomia. Sot ka një grup të madh njerëzish që nuk mund të plotësojnë dot nevojat e tyre elementare. Rreth 30 për qind e elektoratit nuk arrijnë të mbyllin dot fundin e muajit. Kjo është arsyeja themelore pse njerëzit po largohen nga AKP-ja”- thotë Ozer Sencar, kreu i kompanisë së sondazheve “Metropoll”.Opozitarizmi në Turqi nuk ka qenë kurrë kaq i fortë sa sot. Edhe nëse të tjerët i akuzojnë ata si jorealistë, ata janë të bindur se kriza ekonomike do t’i ndihmojë që ta rrëzojnë Erdoganin. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë planifikuar për në vitin 2023, në 100-vjetorin e themelimit të Republikës Turke. Por disa analistë parashikojnë se mund të ketë zgjedhje të parakohshme që në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

“Tashmë nuk ka mbetur edhe shumë kohë. Kini durim. Ju mund të jeni të uritur. Mund t’ju ndërpritet energjia elektrike. Mund të arrestoheni, të futeni në burg, madje edhe të torturoheni. Po kini durim. Edhe pak kohë dhe gjërat do të ndryshojnë”- deklaroi për mediat muajin e kaluar Kemal Kilicdaroglu, kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP) në opozitë.

Ndërkohë, presidenti turk i rrethuar nga servilët dhe zërat mbi problemet e tij shëndetësore, duket si i paaftë ose qënuk dëshiron të dëgjojë ata që e nxisin atë të ndryshojë kurs. Në tetor ai i tronditi sërish tregjet kur Banka Qendrore e vendit i uli sërish normat e interesit në mesin e një inflacioni në rritje, dhe në një kohë kur bankat qendrore në mbarë botën po bëjnë të kundërtën.

Çaylar Cumhurbaşkanı'ndan mesajı!" Erdoğan neden çay atıyor - Son dakika  haberler

Lëvizja e rrezikshme shkaktoi një zhvlerësim të ri të lirës, ​që shihet gjerësisht si një barometër i “shëndetit” ekonomik të vendit. Disa ditë më vonë, ai rrezikoi shkaktimin e krizës më të keqe diplomatike ndër dekada, kur urdhëroi dëbimin e 10 ambasadorëve perëndimorë që kishin kërkuar lirimin e një filantropi të burgosur, përpara se të tërhiqej nga ky kërcënim.

“Politika e brendshme, politika e jashtme, ekonomia, që të gjitha po shkojnë keq e më keq”- thotë në kushte anominiteti një ish-ministër i pakënaqur me drejtimin që kanë marrë punët në Turqi, por që gjithsesi ka zgjedhur të qëndrojë brenda AKP-së. “Ka ende një shans për të ndryshuar situatën, për ta ndryshuar atmosferën. Por këtë mund të bëjë vetëm Erdogan. Gjithçka varet nga ai”-thekson ish-ministri.

Erdoğan'ın çay atmasını AK Parti MHK üyeleri de eleştirdi - Son dakika  haberler

Por kritikët e Erdogan thonë se kjo qasje është e pakuptimtë, duke argumentuar se presidentit i ka mbaruar energjia, idetë dhe koha. Zyrtarë optimistë të opozitës thonë se tashmë ka shenja se erërat po ndryshojnë. Burokratët kanë nisur të ri-shohin pozicionet e tyre, pas paralajmërimeve nga Kilicdaroglu se ata do të mbajnë përgjegjësi për vendimet që po marrin tani.

Drejtuesit më të njohur tëkompanive turke, përfshirë disa që janë të njohur për lidhjet e tyre me AKP-në, kanë filluar të afrohen me partinë e qendrës së djathtë në opozitë IYI, thotë Umit Ozlale, një nga nënkryetarët e kësaj partie. “Ata po mendojnë që të garantojnë mbrojtjen politike në të ardhmen pasi po e shohin qartazi se gjithçka po shkon keq, dhe janë të gatshëm të tregojnë mbështetjen e tyre ndaj opozitës”- shprehet ai.

Erdoğan'ın çay fırlatması dünya basınında

Megjithëse mbetet ende një politikan që ngjall frikë, Erdogan shfaqet shpesh në publik si shumë i lodhur dhe i rraskapitur. Gjatë një video-mesazhi drejtuar zyrtarëve të partisë në muajin korrik, në një moment ai u duk sikur nisi të dremiste. Pas zërave të shumtë mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndihmësit e tij publikuan muajin e shkuar një video në mediat sociale, që tregonte presidentin 67-vjeçar duke luajtur basketboll.

Zyrtarët e qeverisë thonë se presidenti ende merr energji nga daljet publike, por takimet e tij me qytetarët janë sabotuar nga hapat gjithnjë e më të gabuara. Gjatë një vizite në qytetin lindor të Malatias vitin e kaluar, ai i tha një votuesi se po e tepronte që po i tregonte se e kishte shumë të vështirë që ushqente me bukë familjen e tij.

Erdoğan çay dağıttı: ''Sosyal mesafe'' hiçe sayıldı | Gazete Manifesto

Gjatë verës së këtij viti ai u tall hapur gjatë një vizite në një rajon të shkatërruar nga zjarret, kur tentoi t’i ngushëllonte banorët duke hedhur qese me çaj nga autobusi i tij presidencial.

Ozlale, partia e të cilit IYI është rritur në sondazhe, dhe e cila mund të formojë një qeveri bashkë me CHP-në nëse opozita do të fitonte, thotë se presidenca ekzekutive e krijuar nga lideri aktual turk 3 vjet më parë është shumë e centralizuar,dhe nuk është në gjendje të përballet me problemet në rritje të vendit.

“Erdogan është i vetmi vendimmarrës në qeveri. Ai nuk ka një rrjet të mirë informacioni. Ai po plaket, po lodhet”-thotë Ozale. Presidenti, që për vite me radhë ika fituar zgjedhjet me premtimin e një prosperiteti më të madh për miliona turq, vazhdon që të trumbetojë shifrat mbresëlënëse të rritjes ekonomike të vendit.

Erdoğan, Rize'de sel mağdurlarına çay fırlattı

FMN-ja projekton që Prodhimi i i Brendshëm Bruto i Turqisë të rritet me 9 për qind këtë vit – një normë që e vendos atë përpara Kinës, dhe pak pas Indisë. Por shoqata më e madhe e biznesit në vend, TUSIAD, e cila shpesh është e rezervuar në kritikat ndaj politikave të Erdogan, ka paralajmëruar se fokusi obsesiv i qeverisë për rritjen me çdo kusht, po e dëmton vendin.

Rritja e pagave, nuk ka arritur të ruajë ritmin e rritjes së shfrenuar të inflacionit. Familjet me të ardhura të ulëta, janë goditur më rëndë nga rënia shoqëruese e standardit të jetesës. Shkalla e varfërisë, e cila pësoi një rënie drastike gjatë 15 viteve të para në pushtet të AKP-së, filloi që të rritet sërish në vitin 2019 si pasojë e një krize të rëndë valutore, që shkaktoi një recesion dhe që solli humbjen e 1 milionë vendeve të punës.

T.C.CUMHURBAŞKANLIĞI : Cumhurbaşkanı Erdoğan, Çay Hasadı Yaptı

“Kjo përkthehet në afro 1.5 milionë të varfër të tjerë, gjithsej 8.4 milionë në nivel kombëtar, duke zhbërë gati të gjitha arritjet e 3 viteve para krizës ekonomike”, paralajmëroi një raport i këtij viti i Bankës Botërore, që parashikon se tendenca do të përkeqësohet nga pandemia e Covid-19.

Pavarësisht krizës, Erdogan është mbështetur në përdorimin e kredisë së lirë për të nxitur konsumin dhe ndërtimet, edhe pse ky model ka shkaktuar një inflacion kronik dhe një monedhë të dobët, që e ka bërë vendin më të varfër. Investimet e reja të huaja direkte ishin  vetëm 5.8 miliardë dollarë vitin e kaluar, krahasuar me kulmin prej më shumë se 19 miliardë dollarësh në vitin 2007.

Pasi konsolidoi kontrollin e tij mbi institucionet turke, Erdogan është përplasur vazhdimisht me bankën qendrore nominalisht të pavarur, duke kërkuar dhe marrë vazhdimisht norma më të ulëta interesi, të cilat ai beson, në kundërshtim me ortodoksinë ekonomike, ndihmojnë në luftën kundër inflacionit.

Investitorët ndërkombëtarë, paratë e të cilëve janë shumë të nevojshme për të financuar barrën e borxhit të jashtëm të Turqisë prej 450 miliardë dollarësh, u gëzuan vitin e kaluar kur Erdogan shkarkoi dhëndrin e tij Berat Albayrak, pas një periudhe katastrofike 2-vjeçare si ministër i financave.

Ata e përshëndetën emërimin e Naci Agbal, një teknokrat i respektuar, në krye të bankës qndrore. Por qëndrimi i Agbal në këtë detyrë zgjati vetëm 4 muaj, para se edhe ai të shkarkohej nga presidenti, shkarkimi i tretë i një guvernatori të bankës qendrore në më pak se dy vjet.

Pasardhësi i tij, Sahap Kavcioglu, një ish-zyrtar i bankës shtetërore, në shtator nisi të ulë normat e interesit. Ndërsa brenda AKP-së ka ankth për kursin që ka marrë vendi, nuk ka ende asnjë sfidues të brendshëm ndaj presidentin turk.

Albayrak, që është martuar me vajzën e Erdoganit dhe që dikur shihej si pasardhësi i tij i zgjedhur, është zhdukur nga skena publike. Suleyman Soylu, ministri karizmatik dhe ambicioz i Punëve të Brendshme, u dëmtua nga një sërë akuzash korrupsioni të bëra së fundmi nga një bos mafioz në mërgim.

Pavarësisht gjithçkaje, marka e Erdoganit – imazhi i një burri të fortë, retorika mbresëlënëse e të cilit  frymëzon ende një numër të madh mbështetësish – mbetet sipas sondazheve, edhe më popullore se ajo e vetë AKP-së. Ndërsa opozita është optimiste fundi i epokës së Erdoganit është në horizont, shumë analistë të huaj janë shumë skeptikë.

“Ata po shohin ëndrra në diell. Sa autokratë kanë dhënë më parë dorëheqjen?”-pyet një diplomat evropian. Sondazhet sugjerojnë se një numër i madh votuesish të pavendosur, shumë prej tyre mbështetës të zhgënjyer nga AKP-së, nuk u besojnë ende partive opozitare. “Në rast se opozita nuk del me një kandidat shumë të fortë, atëherë Erdogan ka ende shansin t’i fitojë zgjedhjet”- thotë Sencar.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook