Lidhu me ne

Kryesore

Berisha të rinjve të FRPD: Bashës, mësojani ABC-në e demokracisë, sillet sikur ka studiuar në Korenë e Veriut, e jo në Holandë

Zgjedhjet në FRPD dhe LDGSH, Berisha: Forumi nuk është

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pritur me ovacione sot në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve në Tiranë, ku është i shoqëruar nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi, njëkohësisht dhe deputet i PD-së.

Berisha u ka thënë të rinjve demokratë të FRPD-së se kjo është foltorja më e rëndësishme që ai ka mbajtur deri më tani, pasi sipas tij, janë këta të rinj e të reja që do ta shndërrojnë PD-në në një forcë të fitores.

“Ju anëtarë dhe anëtare, drejtues të Forumit Rinor, nuk kursyet asgjë në këto vite, u përballët me dhunën dhe terrorin e narkoshtetit, u përballët me egërsinë e narkopolicisë së tij. Me shëmtinë e qelive, të burgjeve dhe komisariateve, për të mbrojtur idealet e PD, për të mbajtur në këmbë një opozitë e cila duhej t’u printe shqiptarëve drejt fitores. Për mua kjo foltore, është më e rëndësishmja, është vendimtare në përpjekjen tonë për një rindërtim të plotë të PD-së, për shndërrimin e saj, në një opozitë të vërtetë shqiptare, për shndërrimin e saj në një forcë të sigurte të fitores.

Unë e di që ju jeni vajzat dhe djemtë e idealeve më të pastërta të shoqërisë shqiptare. Sepse unë e di se ju jeni me ëndrrat më të bukura për veten, shoqërinë dhe Shqipërinë. Unë e di se guximi juaj është më i madhi, më i pakufijshëm se i të gjithë të tjerëve. Ndaj dhe unë besoj shumë se kjo foltore do të jetë një shtytje e madhe për mbarë shoqërinë shqiptare, në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në këto momente, në një moment kritik. Unë jam i sigurtë se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare. Dhe njëlloj si 30 vite më parë, nënat dhe baballarët tuaj, motrat dhe vëllezërit, përmbysën diktaturën komuniste. Ne do të përmbysim narkoshtetin. Do shembim muret dhe do përmbysim këtë regjim.

Ju ftoj ju, çdo vajzë, çdo djalë pavarësisht nga bindjet politike, le të mendoj për një moment, çfarë ka bërë kjo narkoqeveri? Ajo ju ka rezervuar urrejtje e përçmim.

Kemi probleme të forta të brendshme të PD. Del kryetari , dha urdhër, çdo lloj morali që drejtues dhe së fundmi është vërsul ndaj organizatës suaj dhe të grave demokrate, si një hakmarrje e turpshme dhe primitive. Po të ishte burrë do të ishte sot para jush, duhet të ishte këtu me Belindin, mua në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij, jep urdhëra me telefonl. Uzurpimin e grave dhe të rinjve. Forumi juaj ka drejtuesit e vet, themelimin e tij, forumi juaj nuk është pronë”.

Berisha, u shpreh se të rinjtë duhet të përcaktojnë dhe të zgjedhin vet përfaqësuesit e tyre, teksa u sugjeroi atyre që Lulzim Bashës ti mësojnë ABC-në e demokracisë, sepse sipas tij, duket se ka studiuar në Korenë e Veriut, e jo në Holandë.

Berisha akuzoi Bashën se po trembet nga rinia demokrate dhe kërkon t’u mbyll gojën përmes uzurpimit të FRDP dhe Forumit të gruas. 

“Do jeni ju që do përcaktoni si do zgjidhni përfaqësuesit. Lulzim Bashën e ka kap një frikë e tmerrshme nga anëtarët e partisë. Nga ju është tmerrësisht i pashpresë. Ju sugjeroj ta ftoni në debat dhe të mësojë nga ju ABC-në e demokracisë sepse po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut e jo në Holandë. Në këtë përpjekje kërkon mbështetjen tuaj, që ta bëjmë PD shtëpinë e lirisë për demokratët shqiptarë. Të rikthejmë votën, respektin për votën e lirë, forumet në PD, të cilat kryetari i shkelmon. Të rivendosim pavarësinë e FRPD dhe Lidhjes së Gruas, që kanë pavarësinë e pacenueshme. Të ngrihemi si opozitë siç po ndezim shpresat në zemrat e demokratëve. Ne duhet t’i ndezim ato në zemrat e mbarë shqiptarëve. Sot dy janë problemi madhor i Shqipërisë, shpressëvrasësi ose kreu i meduzës, dhe shpresëshuesi, pengu u tij Lulzim Basha, i cili i marrë peng merr çdo lloj vendimi që i dikton pengmarrësi.”.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do ta lejojë Lulzim Bashën që të japë dorëheqjen. Berisha tha se do ta heqin nga posti, duke mos pritur që ai të japë dorëheqjen.

Nuk e lejoj me dhanë dorëheqjen por do ta heqim!

Berisha gjykoi se Basha e shihte Këlliçin rrezik për t’i zënë vendin.

Ai ka qëndruar besnik traditës familjare, por edhe juve. Edhe në kohën kur ju bën jashtë çdo lloj konteksti, arsye, padrejtësitë më të mëdha. Belindi nuk u lëkund nga ju. Belind Këlliçit iu mohua mundësia që t’ju përfaqësuar në parlament, jua them unë se ai pati frikë se e shikonte Këlliçin si rrezik potencial për t’i zënë vendin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook