Lidhu me ne

Radar

Kuriozitete / Braktisi shkollën, hante gjëra të pazakonta, gjithçka që nuk dinit mbi Çarls Darvinin ( Charles Darwin )

Braktisi shkollën, hante gjëra të pazakonta, gjithçka

Çfarë ju shkon nëpër mend kur dëgjoni emrin Çarls Darvin? Le të fillojmë me më të famshmen Teorinë e Evolucionit, e cila siç e dini shpjegon sesi evoluojnë dhe mbijetojnë organizmat nëpërmjet seleksionimit natyror.

Në vitin 1837, Darvini ishte vetëm 30 vjeç kur për herë të parë u krijua një degë e re e shkencave të jetës, e quajtur biologjia evolucionare. Ai sapo kishte përfunduar një udhëtim në bordin e anijes“HMS Beagle”, me të cilën ai lundroi rreth Amerikës së Jugut, dhe kaloi jo pak kohë duke mbajtur shënime mbi lloje të ndryshme bimësh dhe kafshësh. Gjatë asaj aventure 5-vjeçare, Darvini bëri një vëzhgim të imtësishëm ndërsa mblidhte ekzemplarë zogjsh nga ishujt Galapagos.

Ai përcaktoi se kanarinat Finch në ishull, kishin tiparet ngjashme me ato në kontinent, por ndërkohë edhe veçori të modifikuara, që i jepnin mundësinë atyre ta grumbullonin ushqimin me lehtësi. Darvini arriti në përfundimin se ato i përkisnin të njëjtit grup speciesh. Këto vëzhgime krijuan në fund teorinë e famshme se evolucioni ndodh nga një proces i seleksionimit natyror.

Historia e zbulimit të teorisë së evolucionit nga Darvini, është e njohur nga të gjithë. Por ajo që mund të mos dini është se Darvini kishte një jetë shumë aventureske. Ja cilat janë7 gjëra që librat e historisë mund të kenë harruar ti përmendin:

E braktisi shkollën e mjekësisë
Ai mund të ketë qenë vërtet mjeshtër i biologjisë evolucionare, por fatkeqësisht nuk mundi të diplomohej në mjekësi. I lindur në një familje mjekësh, Darvini u regjistrua në Universitetin e Edinburgut në vitin 1825 në moshën 16-vjeçare. Por interesat e tij ishin të tjera, pasi ai urrente të shikonte gjak. 2 vjet më vonë Darvini i braktisi studimet.

Konsumonte ushqime të pazakonta
Kafshët ekzotike nuk ishin vetëm në fletoret e Darvinit por edhe në pjatat e tij. Darvini ishte pjesë e Klubit Gluton në Universitetin e Kembrixhit, një grup i fiksuar pas konsumimit të kafshëve të çuditshme që ishin të panjohura për menynë e zakonshme. Kjo meny e veçantë përfshinte skifterët dhe bufat.

Ekziston një mal me emrin Çarls Darvin
Në ditëlindjen e tij të 25-të, Darvini mori një dhuratë mjaft të madhe, një mal me lartësi 2.488. Dhurata iu bë nga kapiten Ficroi i anijes “HMS Beagle”. I vendosur në pjesën jugperëndimore të Tierra del Fuego, mali Darvin ishte padyshim një dhuratë e veçantë.

Vuante nga disa sëmundje misterioze.
Fatkeqësisht, Darvini ishte shëndetlig. Përveç dhimbjeve kronike të stomakut dhe humbjes së 3 fëmijëve, Darvini përjetoi shumë probleme mendore dhe fizike. Pavarësisht se u konsultua me shumë mjekë, ai vuajti në heshtje pa mare një kurë të përhershme.

Ai kishte një listë me argumente pro dhe kundër martesës
Të martohesh apo të mos martohesh. Kjo ishte dilema kryesore e Çarls Darvin, të paktën brenda ditarit të tij, ku peshonte të mirat dhe të këqijat e martesës. Argumenti pro martesës: Fëmijët dhe shoqërimi. Disavantazhet:Liria, udhëtimi dhe sigurish mos-detyrimi për të vizituar të afërmit. I habitshëm është fakti që në fund u martua me kushërirën e tij, edhe pse kjo gjë ishte disi më e pranueshme në kohën kur jetoi.

Mësoi taksiderminë nga një ish-skllav afro-amerikan
Mjerisht nuk është e pazakontë që njerëzit me ngjyrë të mbeten të padukshëm në shkencë, sidomos në kohën e Darvinit. Njeriu që i mësoi babait të evolucionit artin e ruajtjes së trupave të kafshëve është një prej tyre. Darvini e mësoi taksiderminë nga Xhon Edmonstoun, një natyralist, dikur skllav.

Menjëherë pasi fitoi lirinë e tij në vitin 1817, Edmonstoun u zhvendos me banim në Edinburg, dhe nisi t’u mësonte taksiderminë studentëve në Universitetin e Edinburgut. Menjëherë pas kësaj, një Darvin i intriguar kërkoi mësime nga Edmonstoun për të mësuar këtë aftësi të paçmueshme.

Kisha e Anglisë i kërkoi publikisht ndjesë 126 vite më vonë
Darvini u përball me shumë kritikë të teorisë e tij të evolucionit, dhe Kisha e Anglisë ishte njëra prej tyre. Tani, më shumë se një shekull më vonë, Kisha Anglikane ka kërkuar publikisht falje për keqkuptimin me babait e evolucionit. / Discover Magazine – Bota.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook