Lidhu me ne

Radar

Lajm i mirë për drejtuesit e automjeteve

May be an image of car and text

Çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve kanë pësuar një rënie të ndjeshme në ditët e fundit.

Sipas një vrojtimi të kryer nga Monitor pranë agjentëve të shitjes ditën e hënë, polica e sigurimit të detyrueshëm për një automjet me cilindratë mesatare, rreth 2000 cc dhe vjetërsi mbi 10 vjet (kategori që përbën shumicën e automjeteve në përdorim), mund të blihej me rreth 14,000 mijë lekë. Ky çmim është rreth 25% më i ulët se primi zyrtar i sigurimit i shkruar në policë, ndërsa më parë ulja maksimale kundrejt çmimit të policës mund të arrinte deri në 15%.

Të pyetur nga Monitor, drejtues të kompanive nuk kanë pranuar të komentojnë mbi arsyet pse sigurimet e mjeteve po shiten më lirë. Megjithatë, burime nga tregu shprehen se kjo situatë është e përkohshme dhe shumë shpejt çmimet do të kthehen në nivelet e mëparshme.

Deri afërsisht një dekadë më parë, produkti i sigurimit të detyrueshëm të mjetit për përgjegjësi ndaj palëve të tretë ishte një problem shumë i madh për tregun e sigurimeve, për shkak se shumë kompani e shisnin këtë produkt nën kosto, madje shpeshherë edhe me çmime simbolike. Ky fenomen u arrit të frenohej në fillim të dekadës së kaluar, pasi kompanitë e sigurimit ngritën një sistem shitjeje përmes një brokeri të përbashkët. Çmimet e shitjes ishin të stabilizuara dhe me diferenca shumë të vogla në mes kompanive. Kjo praktikë kishte tipare të një karteli dhe është kritikuar nga Autoriteti i Konkurrencës, megjithatë mekanizmi së paku mundësoi shmangien e konkurrencës së rrezikshme me ulje të çmimeve.

Ulja e çmimeve të policave të sigurimit zakonisht bëhet duke manovruar me komisionet e shitjeve që iu jepen agjentëve. Sa më i lartë komisioni, aq më shumë ka hapësirë agjenti për ta shitur policën e sigurimit me çmim më të ulët se ai që përcaktohet në policë. Nëse diferenca mes primit zyrtar dhe çmimit të shitjes arrin në 25%, atëherë komisioni duhet të jetë ndjeshëm më i lartë, sepse agjenti duhet të sigurojë edhe një fitim të vetin nga shitja e policës.

Muajin e kaluar, Bordi i AMF miratoi rregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”, që parashikon se prej 1 janarit 2022, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikojnë komisione ndërmjetësimi  më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto. Ndërkohë, duke filluar nga 1 janari 2023, komisioni tavan do të ulet në 18% të primit të shkruar bruto. Vendosja e niveleve tavan të komisioneve synon të rrisë eficiencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës. Nivelet e propozuara të komisioneve maksimale janë ndjeshëm më të ulët se ato ekzistuese. Mbështetur në të dhënat e Raportit të Mbikëqyrjes së AMF-së, për vitin e kaluar raporti i shpenzimeve të marrjes në sigurim për produktin MTPL (sigurimi i detyrueshëm i mjeteve për përgjegjësitë ndaj palëve të treta) ishte mesatarisht 35.2% në nivel tregu. Në pjesën dërrmuese, këto shpenzime janë komisione që shkojnë për agjentët.

Në mungesë të shpjegimeve zyrtare nga kompanitë, ulja e çmimeve të policave TPL menjëherë pas miratimit të rregullores së re nga AMF mund të interpretohet si një përpjekje e kompanive të veçanta për të shfrytëzuar periudhën deri në hyrje në fuqi të tavanit të komisioneve (1 janar 2022) për të fituar pjesë tregu./Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook