Lidhu me ne

Sport

Nga legjendë futbolli në shofer taksie, Hakan Sukur: Erdogani më mori të gjithë pasurinë

Sulmuesi i famshëm turk, Hakan Shukur, u largua nga Turqia disa vite më parë, ku akuzohet se ka mbështetur FETO-n, një organizatë e cilësuar si terroriste në vend. “Situata ime është shumë e vështirë.

Më morën gjithçka, pothuajse gjithçka që kisha dhe investova në Turqi”, tha Shukur, i cili fajëson presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të gjitha problemet e tij.

Të gjitha pasuritë e tij janë ngrirë prej vitesh sepse ai foli publikisht kundër regjimit të Erdoganit. Në Kaliforni hapi një furrë buke me specialitete turke dhe filloi të punonte si shofer taksie.

“Erdogan fillimisht më kërkoi të bashkohesha me partinë e tij për të marrë më shumë vota, dhe më pas më ktheu në armik të shtetit sepse nuk ndaja pikëpamjet e tij. Ata më morën gjithçka, më dëbuan familjen, arrestuan babanë tim… Të gjithë të cilët ngritën zërin dhe kërkuan demokracinë tani po e paguajnë çmimin.

Unë u them futbollistëve të mos protestojnë sepse do të përfundojnë si unë dhe nuk do të mund të kthehen më në Turqi”, tha Shukur në një intervistë për ‘’Sportweek’’. Ish-sulmuesi ka dhe një kërkesë për miqtë e tij  në Itali: “Nëse dikush është i guximshëm për të më dhënë një shans, do të thoshte shumë për mua’’, e mbylli fjalën e tij turku.

Shukur është një nga futbollistët më të mëdhenj turq të gjitha kohërave, i cili fitoi Kupën UEFA me Gallatasarain në vitin 2000. Me Turqinë dy vjet më vonë fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës në Japoni dhe Korenë e Jugut, ndërsa në nivel personal luajti me Torinon, Interin, Parmën dhe Blakburnin në Angli, por askund nuk la gjurmë si në Stamboll. Ai luajti 112 ndeshje për Turqinë dhe shënoi 51 gola.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook