Lidhu me ne

Radar

TIMS zbulon dy udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian Zoton në Holandë ( oraret e fluturimit dhe vendi i njejtë)

Në vitin 2018 Lulzim Basha ka takuar në Holandë 2 herë biznesmenin Klodian Zoto. Ky fakt bëhet i ditur qartësisht nga sistemi TIMS. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, kohë kur koncesionet për menaxhimin e mbetjeve ishin dhënë, dhe Basha nuk i kishte sulmuar asnjëherë biznesmenët. Por sigurisht që i kishte në fokusin e gjobave të tij dhe po pritej momenti.

Sipas sistemit TIMS, Basha dhe Zoto kanë udhëtuar në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë drejt Romës me destinacion final Holandën pikërisht aty ku Basha merr gjobat ndaj biznesit shqiptar. TIMS tregon se udhëtimi i Lulzim Bashës me Klodian Zoton mban datën 13.02.2018 me tranzit Romën dhe destinacion final kryeqytetin e Holandës, Amsterdam. Pas më shumë se 5 muajsh Lulzim Basha thërret sërish Klodian Zoton po në Holandë. Këtë herë udhëtimi i të dyve mban datën 27/08/2018.

Të dy kanë udhëtuar me tranzit Vjenën dhe destinacion final sërish Holandën, në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë. Përse Klodian Zoto është detyruar të udhëtojë me Bashën në Hollandë? Çfarë i ka kërkuar Lulëzim Basha Klodian Zotos?

Duket se biseda mes të dyve nuk ka shkuar mirë. Klodian Zoto nuk ka pranuar të paguajë gjobën e vënë nga Lulzim Basha duke u kthyer në Tiranë bashkë me refuzimin për të paguar gjobën edhe me betimin e Bashës se ai do të bëhej shënjestër e sulmeve të opozitës. Dhe ashtu ndodhi.

Menjëherë pas udhëtimit të dytë në Gusht të vitit 2018 Lulzim Basha nis sulmet ndaj Klodian Zotos duke e bërë atë me akuzat e tij aksioner në tre kompani, gjë të cilën edhe vetë Basha e di që nuk është e vërtetë. Megjithatë mungesa e një marrëveshje të papranuar nga Zoto e bëri Bashën që të krijonte një përrallë të tërë mbi këtë njeri.

Dy njerëzit që kanë marrë përsipër të flasin me gojën e Bashës janë Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilëve sot ju bëjmë një pyetje: A ka udhëtuar Basha familjarisht (përfshirë kunatin) me personat e tjerë që ai akuzon? Nëse po ku i ka takuar dhe për çfarë nuk ka rënë dakord?

Sa ka qenë gjoba që këta njerëz nuk kanë pranuar të paguajnë dhe sot për pasojë janë pjesë e linçimit dhe shpifjeve të Bashës?

Nëse Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku nuk përgjigjen, në ditët në vazhdim do i ndihmojmë ne, fillimisht nëpërmjet sistemit TIMS.

Dy udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian Zoton sipas TIMS

12.02.2017
Rinas – Romë (tranzit) – Amsterdam

27.08.2018
Tiranë – Vjenë (tranzit) – Amsterdam

Marrë nga Mapo.al 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore24 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar24 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix24 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix24 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix24 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix24 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix24 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix1 ditë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook