Lidhu me ne

Radar

Histori interesante / U mbajtën peng nga piratët në Nigeri, babë e bir kthehen në Tiranë, familja pagoi shumën e majme për lirimin e tyre

U mbajtën peng nga piratët në Nigeri, babë e bir kthehen

Pas disa muajsh heshtje në lidhje me një ngjarje të dhjetorit të vitit të kaluar, ‘Fax News’ raporton se Mark dhe Ndoj Shytani, babë e bir, të deklaruar si pengje të piratëve në Nigeri, janë rikthyer në atdhe. Burime bëjnë me dije se ata ndodhen në Tiranë dhe i janë rikthyer aktivitetit të tyre si punonjës të një servisi.

Të njohurit e tyre rrëfejnë se janë paguar një shumë e konsiderueshme parash në rrugë private për të bërë të mundur lirimin e Mark dhe Ndoj Shytanit nga pengmarrja e piratëve në Nigeri. Nga ana tjetër atë pretendojnë se shteti shqiptar nuk bëri asgjë konkrete për ti nxjerrë nga kurthi që iu ishte ngritur, rrëfen për Fax News një i afërm.

“Kanë qëndruar rreth katër muaj në Nigeri, i kanë lëvizura sa në një vend në një tjetër për të mos rënë në gjurmë. Janë trajtuar mirë, nuk janë dhunuar dhe ka pasur ushqim e veshmbathje të rregullt ndaj tyre.

Janë zhvilluar negociata private dhe është rënë dakord që kundrejt një vlere të konsiderueshme parash, të liroheshin.

Shteti nuk bëri pothuajse asgjë. Asnjë reagim as publik as privat për ngjarjen. Ndoj dhe Marku nuk duan ta ndjekin këtë çështje pasi nuk i shohin ndonjë zgjidhje, çfarë ka ndodhur ka ndodhur”, shprehen te njohurit e tyre.

Por çfarë ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar?

Ngjarja u raportua në atë kohë nga mediat ndërkombëtare ndodhi në portin Lagos. Anija “Stevia” me pronar Nikolin Gjergjin, ishte e ngarkuar me gips, pluhur dhe hekur që ishte nisur nga lindja e mesme drejt europës për llogari të kompanisë “Envi and E.E.”.

Mjeti lundrues ishte blerë nga Nikolin Gjergji në Bullgari pranverën e vitit 2020, ndërsa anija mbante flamurin Kamerunit dhe rezulton e regjistruar në këtë shtet ku kishte ndaluar të blinte edhe ngarkesa me destinacion Portin e Lagos.

Nëntë pengje dy prej të cilëve nga Shqipëria u raportuan se ishin marrë nga një sulm i piratëve 52 kilometra larg brigjeve të Nigerisë. Babë e bir janë origjinë nga një fshat i thellë i Shkodrës, me emrin Shllak që jetojnë prej 20 vitesh në Tiranë.

Mjeti lundrues është blerë nga Nikolin Gjergji në Bullgari pranverën e këtij viti, ndërsa anija mbante flamurin Kamerunit dhe rezulton e regjistruar në shtetin e Kamerunit ku kishte ndaluar të blinte edhe ngarkesa me destinacion Portin e Lagos.

Burime bëjnë me dije se piratët kërkojnë para për lirimin e pengjeve por që Shqipëria nuk ndërhyn dot pasi gjithçka varet nga Kameruni dhe Bullgaria ku ishte blerë mjeti. Zona e Gjirit të Guinesë në Afrikë, është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë. Kjo është edhe një nga arsyet pse aktiviteti i piratëve në rajon është rritur vitet e fundit.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook