Lidhu me ne

Kryesore

Marrëveshja e vitit 2017/ Rama nxjerr “të palarat”: Basha m’u lut që të mos qeshja kur dolëm para kamerave!

Marrëveshja e vitit 2017/ Rama nxjerr "të palarat": BashaEdi Rama dhe Lulzim Basha 17 Maj 2017

Gjatë seancës plenare maratonë, vijuan edhe replikat si “macja me miun” të Edi Ramës me Lulzim Bashën, një grindje që tashmë është kthyer në normalitet. 

Gjatë kësaj grindje, Edi Rama bëri të ditura për publikun, disa detaje mjaft pikante nga marrëveshja e 2017-tës, midis tij dhe Lulzim Bashës. Kryeministri deklaroi se në atë kohë, Lulzim Basha i është lutur, që kur të dilnin nga takimi, pra të shfaqeshin para kamerave, Rama të mos qeshte!  

“Kur ti thua të gjitha ato që thua, unë pavarësisht se me eksperiencën, moshën, prapë unë ai jam. Kur the, mbaja sytë përtokë, m’u kujtua pse nuk dolëm në konferencë shtypi pasi mbaruam marrëveshjen, sepse më thoshe më jep fjalën që nuk do të qeshësh kur të dalim jashtë. Se çdo gjë OK, por nuk e duroj dot humorin tënd. E vë re që edhe kur flet, edhe për vulgaritet, ti konsideron gabimisht vulgaritet një gjë që s’ka lidhje fare me vulgaritetin, por mënyrën e komunikimit me njerëzit real, po ti njeh shumë pak njerëz real. Duhet të ketë një arsye pse pastaj kur vjen puna te vota, ti merr aq sa merr dhe të jesh i sigurt që nuk është masakra zgjedhore. Mos më tërhiq në duele të pamundura për ty, mos i hy rrugës të bësh humor, se nuk di“, tha Rama.

Kujtojmë se në vitin 2017, Edi Rama dhe Lulzim Basha u mbyllën në një takim me njëri tjetrin, ku vendosën të hyjnë në një marrëveshje politike, kryesisht për të asgjësuar partitë e vogla, me fokus tek LSI e Ilir Metës. Marrëveshja asnjëherë nuk u bë publike, por është e qartë tashmë se ajo ka qenë një marrëveshje për bashkëqeverisje. 
Lulzim Basha mbylli në mënyrë të beftë, çadrën ku premtohej “Republika e Re” dhe hyri në marrëveshje me kundërshtarin. Pas asaj nate me Edi Ramën, ai përjashtoi nga PD, themelues dhe njerëz me kontribute të rëndësishme, duke mos i përfshirë ata në listën e kandidatëve për deputetë. 

Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë do të marrim vesh detaje nga këto “perla” politike. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore19 orë më herët

Rama në avion me paratë tona, nis turin e takimeve me diasporën

Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Lajmi bëhet i ditur prej...

Sport19 orë më herët

Ilir Metën e kap ngërçi teksa luan futboll në minikalçeto (VIDEO)

Ilir Meta ne kalceto Ndërsa ka shpallur luftën në partinë e tij ku flet për tradhtarë e nepotizëm, kreu i...

Mix19 orë më herët

Taylor Swift kritikohet nga fansat për këngën e re

Taylor Swift publikoi albumin e saj të 11-të në studio të premten. Por janë disa nga fjalët e këngëtares në këngën e...

Mix19 orë më herët

Pink padit Pharrell Williams

Pink ka ngritur padi ligjore kundër Pharrell Williams për përpjekjet e tij për të markuar termin ‘P.Ink’. Ekipi ligjor i këngëtares ngriti...

Mix19 orë më herët

Këto janë hapat që duhet të ndiqni çdo ditë për një lekurë perfekte

Hapat për të përsosur rutinën tuaj të mëngjesit Hapi 1: Pastrues.  Përdorni një pastrues që i përshtatet llojit të lëkurës tuaj....

Radar19 orë më herët

VIDEO-Dy fytyrat e Salianjit/ Dje me Bashën, sot i lëpihet Berishës

Ervin Salianji, është njeriu që dikur ishte në krah të Lulzim Bashës, ndërsa sot i lëpihet ish-kryeministrit Sali Berisha. Ne...

Radar19 orë më herët

“Xhaxhain tim e hëngrën kanibalët” – Si qendron e vërteta e historisë së xhaxhait të Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden duket se e ka ekzagjeruar duke treguar historinë e zhdukjes së xhaxhait të tij gjatë Luftës...

Mix4 ditë më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix4 ditë më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske4 ditë më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Facebook