Lidhu me ne

Kryesore

“Mjerë ata që dalin përpara”/ Berisha: Kuvendi fillon në 11 dhjetor dhe vazhdon deri në rivendosjen e pluralizmit politik!

"Mjerë ata që dalin përpara"/ Berisha: Kuvendi fillonNë foto: Sali Berisha

Sali Berisha, ka dalë në një konferencë urgjente për mediat, pak pasi u njoftua se në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar mbajtjen e Kuvendit të kësaj partie në 18 dhjetor. 

Berisha deklaroi se këtë datë Bashës, ia ka caktuar Edi Rama dhe se askush nuk do ta ndalë Kuvendin e anëtarëve të PD, që do të mbahet në 11 dhjetor. 

Berisha tha se Kuvendi i iniciuar nga firmat e delegatëve do të nisë në 11 dhjetor dhe do të vijojë “deri në rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri”, duke paralajmëruar se do të kemi një Kuvend disa ditor. 

Pesë ditë pas dorëzimit të 4200 firmave, peng kryetari, i PD-së, mbledh kryesinë fallco, e cila në masën 60% e saj, ësht zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë, pra jo me votën e fshehtë të Këshillit tonë Kombëtar, por emëruar nga peng kryetari i partisë siç donte ai dhe njofton datën që i jep pengu i tij Rama, për Kuvend të PD-së, 18 dhjetor.

Me këtë rast, unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, firmat e të cilëve do të gdhenden në muralin e pluralizimit politik shqiptar, se nuk do të ketë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e tyre dhe se Kuvendi i PD-së, do të mblidhet datën e shpallur prej tyre. Ai Kuvend do të mblidhet jo sipas rendit të ditës së peng kryetarit, por sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre.

Të harrojë kush, se mund të luajë me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri. Ju garantoj që është revolucion më paqësori, por është revolucion. Mjerë ata që kërkojnë të përballen me të!

Ne po ndjekim me rigorozitet, ligjet ekzistuese, ndaj i them Edi Ramës hiq dorë, se do të hysh ne histori njëlloj si daja yt. Mos u shërbe me pengje dhe stërpengje! Idealet e demokratëve nuk i mposht dot askush. Peng kryetarit, i them, me 11 dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e PD-së

Këtë Kuvend nuk e thërret përfaqësia por anëtarësia. E thirri anëtarësia sepse nuk desh ta thërriste përfaqësia, që donte ta bllokonte! Cilido që hyn në atë Kuvend, hyn strikt si anëtar i barabartë me të tjerët, sikundër e njoftoi peng Bashën, se data 11 është vetëm data e fillimit të Kuvendit. Kuvendi vazhdon veprimtarinë e tij deri me rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Mos mendo Edvin, se duke vjedhur data do të mund ti dalësh përpara këtij Kuvendi“, tha Berisha. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore15 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook