Lidhu me ne

Radar

Noka bën deklaratën e fortë: Veliaj po bën presion, premton leje ndërtimi në mbështetje të Bashës

Noka bën deklaratën e fortë: Veliaj po bën presion, premton

Deputeti Flamur Noka ka rikonfirmuar edhe njëherë se Kuvendi i vetëm i demokratëve do të mblidhet më 11 dhjetor, duke theksuar se ai i thirrur nga Lulzim Basha dhe i votuar dje nga Kryesia është një antimiting.

I ftuar në RTV Ora, Noka hodhi akuza mbi kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se bashkë me delegatët e tij po iu bën presion qytetarëve, për të mbështetur Lulzim Bashën dhe për të mos marrë pjesë në Kuvendin e Berishës më 11 dhjetor.  

Noka deklaroi se ka emra konkretë të delegatëve dhe se Veliaj është një nga përkrahësit më të zjarrtë të Bashës, për të thirrur Kuvendin.

Pjesë nga biseda:

Ora News: A mund të shkojmë në një kalvar përplasjesh të gjatë në gjykata?

Flamur Noka: Më 18 do shikoni ushtarët e George Soros në minorancë qesharake që do i braktisin të gjithë demokratët vetëm po e mbushën me njerëz të PS-së. Vetëm po i ndihmoi Edi Rama. Tani që po flasim kam informacion pafund se në Tiranë Erion Veliaj ka shpërndarë ushtarët e tij duke i bërë presion apo duke i kërkuar të bëjë favore delegatëve në shkëmbim të mospjesëmarrjes më datën 11 dhe pjesëmarrjes më 18 dhjetor. Dihet tashmë Erion Veliaj është një nga luftëtarët më të zjarrtë që peng kryetari ka për mbledhjen e kuvendit të 18 dhjetorit. Gjithashtu shumë titullarë të qeverisë së zotit Rama janë duke luftuar kundër pjesëmarrjes në datën 11 dhe pjesëmarrjen më 18 dhjetor.

Ora News: Po thoni se zoti Veliaj po ndërhyn?

Flamur Noka: Po në fshatrat e Tiranës, i kam me emra. Janë thirrur delegatë nga njerëzit e Erion Veliajt, duke I bërë presion, qoftë duke i thënë që do ju favorizojmë me leje ndërtimi apo vende pune të familjarëve në shkëmbim të mbështetjes së Lulzim Bashës. Kemi dhe emrat dhe do I shpallim kush ka bërë këtë Pazar. Në 11 dhjetor do të shkojmë në Kuvend për të shpalosur një platformë që do të rrëzojë regjimin Rama- Basha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar10 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar10 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet10 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix11 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore11 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook