Lidhu me ne

Kryesore

“Nuk ndërmori protesta masive pas humbjes”/ Berisha për Bashën: E vetmja gjë që e kam penguar, ishte bashkëqeverisja me Ramën!

“Nuk ndërmori protesta masive pas humbjes”/ Berisha për

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një takim këtë të martë me demokratët e qytetit të Fushë-Krujës.

Ai u tha demokratëve, se e vetmja gjë që ka ndaluar liderin aktual të PD, Lulzim Basha, ka qenë kur ka menduar të bëj bashkëqeverisje me kryeministrin Edi Rama. Ai tha më tej, se kryetari i PD, në vend që të thërriste protesta masive pas humbjes në zgjedhje, nuk ndërmori asnjë hap.

“Ju siguroj, se foltorja apo revolucioni ynë paqësor, ka bërë miq në mbarë Evropën dhe Botën. Ata shohin këtë zhvillim si tepër pozitiv, apo thënë më tepër si të vetmin zhvillim pozitiv të 8 viteve të fundit në Shqipëri. Foltorja e cila së pari ndezi shpresat në zemrat e demokratëve e demokrateve është shtruar sot në dritë shprese në tunelin e zi në të cilin kishin ngujuar narkoshtetin shqiptar, qytetarët e këtij vendi. Foltorja u thërrit nga ndërgjegjja, nga idealet e demokratëve e demokrateve shqiptarë në një moment kritik për vendin e kombin.

Në vitin 2013 në Shqipëri u ndërrua pushteti, me votën e qytetarëve shqiptarë u zgjodh një kryeministër tjetër. Ish-kryeministri Sali Berisha njohu zgjedhjet dhe hapi krahun për një gjeneratë të re me besimin e madh se kjo gjeneratë mund të çonte në horizonte të reja opozitën dhe Shqipërinë. Por këto vite ishin vitet si asnjëherë tjetër të Evropës u regjistruan rekordet më të zeza. Në këto vite shqiptarët, në vend që t’u rritej mirëqenia, por këto vite ndodhi e kundërta.

Ekonomia shqiptare u la në një borxh 62.6% sot ekonomia shqiptare rrok një borxh rreth 100%. 8 vite ishin 8 vite rrokullisje, ku rrogat u ulën për shkak të inflacionit, e Shqipëria ra në vendin e fundit në Rajon. Shqiptarët kanë braktisur vendin e tyre po aq sa sirianët që ishin në luftë. Në këto 8 vite, shërbimet ndaj tyre degraduan. Epidemia e COVID-it rendoi më shumë se çdo qytetar tjetër të Evropës. Ligjin këto vite e ka marrë në dorë krimi, edhe brenda në Parlament. Me dhjetëra ligje janë votuar, për krimin në parlament që ata të merrnin tendera dhe koncesione. 15 herë, u rritën tenderat sekrete. Përfitues kryesor ishin klanet qeveritare, në kundërshtim me çdo ligj, baxhanaku i kreut të meduzës bënte kërdinë me tendera. Shqipëria u rendit e dyta për korrupsion në botë.

Edi Rama shkelmonte në zgjedhje në zgjedhje votën tuaj. Opozita dështoi. Ju keni kontribuar e sakrifikuar për të ardhur në pushtet, por sakrifikuat për një kryetar që mendon për vete dhe mendonte se si të shkonte në bashkëqeverisje me Edi Ramën. Nëse ka një vendim që e kam penguar, ju garantoj që është vetëm ky vendim. E kam bërë këtë, me ndërgjegjen e thellë se një aleancë me krimin, korrupsionin, do të ishte dita më e zezë për Shqipërinë e shqiptarët.

Vota u vodh si asnjëherë tjetër në 2021 dhe kryetari vec që të na thoshte të dilnim në sheshe e të bënim protestat më të rëndësishme, në vend se të nxirrte demokratët në rrugë. Nëse dëgjoni se si është bërë numërimi i votave në pallatin e sportit të Elbasanit, do të ndieni një dhimbje të madhe. Në kohën kur numëruesja jonë fliste emrin e PD, kur dilte votë e saj. Një kriminel në sallë i drejtohet të shkurtoj gjuhën nëse përmend emrin e kësaj partie, e ajo nënshtrohet. Po pse kjo? Sepse ishte bërë kompromis me krimin. Forcat politike nuk bëjnë kurrë kompromis me krimin. Ne do të qëndrojmë fuqishëm, si forcë e ligjit”, tha Berisha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar21 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar21 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet21 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix22 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore22 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook