Lidhu me ne

Radar

Nga puna e parë si kamarier te sigurimi i 1 milionshit dhe dinamiti në depozitat e naftës/ Rrëfimi i Rezart Taçit para udhër-arrestit

Nga puna e parë si kamarier te sigurimi i 1 milionshit dhe dinamiti në

Biznesmeni i njohur Rezart Taçi është shpallur në kërkim për pastrim parash. Para se SPAK të lëshonte urdhër-arrest ndaj tij, Taçi ka dhënë një intervistë për “Top Story”, ku ka treguar për jetën e tij, emigrimin dhe fillimin e biznesit në Itali, rikthimin dhe ngritjen e sipërmarrjeve në Shqipëri.

Intervista është publikuar mbrëmjen e djeshme dhe në Taçi ka qenë në Milano. Në media kanë qarkulluar lajme se biznesmeni vazhdon të qëndrojë në qytetin italian dhe pas lëshimit të udhër-arrestit.

Taçi ka treguar se ka nisur fakultetin në degën e Inxhinierisë Mekanike, por studimet e kapën në kohën e ndryshimit të regjimit dhe ai u largua drejt Italisë. Ai tregon se puna e tij e parë ka qenë si kamarier.

“Puna ime e parë dhe e vetme si punëmarrës ka qenë kamarier, me kohë të shkurtër u regjistrova në Universitetin në Inxhinieri Mekanike, po aty dega juridik, por pas fillimit të biznesit nuk arrita ta përfundoj”, u shpreh Rezart Taçi.

Ky i fundit shton se teksa punonte si kamarier, nisi të merrej dhe me biznes.

“Ndërkohë që bëja kamerier, fillova të merrem me disa biznese të vogla, shitje produkte kozmetike, shitje dokumente publicitare, pastaj drejtimi i një kompanie amerikane në Europë”, shton biznesmeni.

Më pas, Taçi filloi të angazhohej si një lojtar burse online. Fillimisht duke realizuar transaksione të vogla, e më pas, duke tërhequr një grup investitorësh përmes një fondi.

“Arritëm që të gjithë të shumëfishonim kapitalin tonë në bursë. Pas disa vitesh para monitorit isha kthyer në asocial, kisha arritur limitet e mija fizike e mendore. Vendosa të ndërpres këtë inciativë, të shoh dicka tjetër. Këtu ndoshta është momenti që krijoj 1-milionëshin e parë”, u shpreh biznesmeni.

Pasi arriti të siguronte këtë shumë, Taçi ka thënë për “Top Story” se vendosi të kthehej në atdhe, ku fillimisht e nis si tregtar produktesh ushqimore dhe lëndësh të para dhe më pas hedh hapin e madh drejt naftës. Fillimisht e fusin në lojë disa italianë.

“Kompania italiane vendos të tërhiqet, në atë moment kishim krijuar një strukturë, dhe një staf të caktuar, vendosa të vijoj vetëm me një kompani timen të importimit dhe shitjes së produkteve të hidrokarbureve, gjithashtu krijuam një rrjet prej 320 pikash karburante”, shtoi ai.

Në vitin 2003, Rezart Taçi krijoi kompaninë “Taçi Oil” dhe në 2004-ën themeloi “Anika Enterprises” me seli në Zvicër ndërsa në vitin 2006 kompaninë e tregtimit me pakicë të naftës “Kuid”.

Emri i Taçit bëri bujë mediatike nga fundi i vitit 2005, ku depozitat me mijëra ton naftë të tij në Shëngjin u shkrumbuan. Ai e ka komentuar për herë të parë atë ngjarje.

“Në fund viteve 2005 është e vërtetë kjo ndodhi, dikush ka vendosur dinamit kur depozitat ishin të tejbushura. Unë nuk krijoj armiqësi, ndoshta pozicioni ynë në treg, zotërimi i një përqindje të tregut ka krijuar reaksione. Autori nuk është zbuluar”, u shpreh Rezart Taçi.

Por kjo ngjarje nuk e pengoi atë në rrugën e biznesit. Më pas ai mori në administrim ARMO-n, e cila më vonë e futi në një spirale të pafund borxhesh ndaj shtetit, kompanive furnitore dhe punëmarrësve.

Referuar një auditi të kryer nga kompania ndërkombëtare “Deloitte”, gjatë administrimit të Taçit u akumulua një borxh prej 300 milionë eurosh, por ai pretendon të kundërtën.

“Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi për të shmangur taksat, dhe në mënyrë absolute kjo kompani të operativitetit saj ka humbur 60 milionë dollarë, këtë mund ta verifikoni te 7 kompanitë që kanë operuar pas vitit 2013.

Kemi investuar gjatë 5 vjeçarit 296 milionë dollarë të ndara 44 milionë detyrime të ARMO shtet, rroga në 5 vjecar dhe gjatë këtij 5 vjecari kemi punuar vetëm 6 muaj. Dhe 4 vite e 6 muaj kemi paguar 50 miliardë lekë rroga”,  tha Taçi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook