Lidhu me ne

Radar

Ekzekutoi dy persona, 18-vjeçari Kyle Rittenhouse në SHBA shpallet i pafajshëm

Një adoleshent amerikan që qëlloi për vdekje dy burra gjatë protestave racore është liruar nga akuzat për vrasje pasi pretendoi se ishte në kushtet e vetëmbrojtjes. Kyle Rittenhouse 18 vjeç, vrau dy burrat dhe plagosi një të tretë në rrugët e Kenosha, Wisconsin, më 25 gusht 2020. Gjatë gjykimit mbrojtja tha se kishte frikë për jetën e tij. Prokurorët argumentuan se ai po kërkonte telashe atë natë.

Rittenhouse qëlloi për vdekje Joseph Rosenbaum 36 dhe Anthony Huber 26 vjeç dhe më pas plagosi 27-vjeçarin Gaige Grosskreutz. Rittenhouse dhe njerëzit që ai qëlloi janë të gjithë të bardhë.

Ai u përball me pesë akuza, duke përfshirë vrasje me dashje, e cila dënohet me burgim të përjetshëm. Fati i tij u vendos nga një juri prej 12 personash e përbërë nga shtatë gra dhe pesë burra, të cilët kishin kaluar më shumë se tre ditë duke diskutuar.

Adoleshenti qëndroi me avokatin e tij për të dëgjuar vendimin, më pas filloi të dridhej me të qara dhe gati u rrëzua teksa dëgjoi fjalët “jo fajtor” të lexuara pesë herë.

Dy net para se të shfaqej në Kenosha vitin e kaluar, trazirat kishin shpërthyer në rrugët e saj pasi policia qëlloi Jacob Blake, një burrë me ngjyrë. Rittenhouse, atëherë 17 vjeç, kishte udhëtuar në qytet nga shtëpia e tij në Illinois, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike.

Guvernatori i Wisconsin, Mandela Barnes, i cili është afrikano-amerikan dhe një kandidat demokrat për senatin amerikan, e kritikoi vendimin e pafajësisë. Figurat politike të djathta e përshëndetën vendimin dhe dënuan çështjen e ngritur kundër Rittenhouse

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook