Lidhu me ne

Radar

Meta tregon detaje “të tmerrshme”: I kërkova Bashës të ndalonim shembjen e Teatrit, nuk mu përgjigj në telefon, tha nuk e kam parë mesazhin!

Meta tregon detaje “të tmerrshme”: I kërkova Bashës

Presidenti Ilir Meta tregoi për herë të parë në “Çim Peka Live” në Syri Tv, se kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha nuk i ishte përgjigjur, kur i kishte kërkuar të mbronin Teatrin Kombëtar nga shembja. 

Meta tha se, i kishte kërkuar në telefon Bashës të parandalonin shembjen dhe të rreshtoheshin me artistët, por që Basha nuk i kishte kthyer përgjigje.

“Nuk më ktheu kurrë përgjigje për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja. I kam kërkuar 2-3 ditë para shembjes së Teatrit, i kam dërguar mesazh, duhet të flasim, se nuk mund të lihen artistët vetëm, duhet të parandalojmë prishjen e teatrit. I kishte thënë zotit Vasili se, nuk e kam parë mesazhin. Kur ai ka hall dhe interes vjen e të takon në Gjermani”, u shpreh Meta. 

Kreu i Shtetit tregoi edhe dredhinë që i shkaktoi Basha tek ambasada e SHBA-ve në Tiranë, kur tha se nuk ishte dakord me një draft për përshpejtimin e procesit të integrimit, edhe pse më herët i kishte shprehur kreut të shtetit dakordësinë. 

Ndërsa më pas,ambasadorja amerikane shkruajti në Twitter se ka përpjekje për të ‘vrarë Reformën në Drejtësi’. 

“Në 21 maj ambasadorja bën një postim në Twitter për Reformën në Drejtësi. Kryeministri është dakord me këtë shqetësim. Pesë minuta pas tij, me këtë shqetësim të thellë dhe të drejtë të ambasadores shpreh edhe kryetari i Partisë Demokratike, bën ‘retweet’. Kush donte ta vriste Reformën në Drejtësi? Filluan të gjithë është presidenti që do të vrasë Reformën në Drejtësi. Vrava mendjen. Vëmendja ishte te Teatri, te prishja e Teatrit, një katastrofë. Unë e kam poblemin me kryetarin e PD që më ka ndihmuar mua kaq shum♪. Kur më thotë ambasadori Genc Muça, këshilltari për Amerikën, kur më thotë mos e ka ambasadorja për draftin që i kemi dërguar në datën 8 prill.

Për çështjen e integrimit europian, si të çelim negociatat, rekomandimet e Venecias, problemet e Gjykatës së Lartë. I them që të jemi korrektë me të gjithë, të publikojmë platformën që i kemi dërguar ambasadores. Kishim rënë dakord që ambasadorja do ta diskutonte me Edi Ramën dhe unë me zotin Basha. Unë kam takuar dy herë zotin Basha. Kam bërë një draft të kësaj platforme dhe ia japim zotit Basha. Opozita përfshihej, ambasadorja do të bisedonte me z.Rama. Pra, për një platformë që ta pranonin të gjitha palët.

E pa, erdhi dy herë për këtë çështje. Më tha që të përfshihesh që të ketë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. I thashë kemi problemet me integrimin, të zgjidhim këto. Ramë dakord, dhe ia dërguam në 8 prill zonjës ambasadore. Nuk morëm asnjë përgjigje. Nga Rama e mora, shembjen e Teatrit. 

Po ca ndodhi? 

Pas paraqitjes së kësaj platforme, që ia dërgova ambasadores amerikane, dëgjoj thashetheme që kjo platformë është kundër Reformës në Drejtesi dhe kundërshtohet nga Basha. 

Ndaj e kontaktova z.Basha, të vetmin nder që i kam kërkuar, që të lutem posto një reagim në Twitter ku të thuash që jam dakord me platformën, siç ishte e vërteta. Pra të konfirmonte qëndrimin e tij, por ai kurrë nuk e bëri këtë. Kush nuk e la të thoshte një rresht në Twitter? Unë i kërkova të shkruante vetëm kaq: Po, jam njohur me këto”, tha Meta. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook