Lidhu me ne

Kritike

“Pas meje qameti”/ Bujar Nishani: Tirana në kolaps për interesat e pista të një grupi pushtetarësh

"Pas meje qameti"/ Nishani: Tirana në kolaps për interesat e

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani ngre shqetësim situatën në Tiranë, oër të cilën ai thotë se e kanë futur në kolaps total. Nishani thotë se qyteti i rreth 1 milionë banorëve është “torturuar” për interesa pushtetarësh dhe njerëzve të afërt me ta.

Ish-presidenti thekson se shkatërrimi i kryeqytetit ka nisur në vitet 2000. Shprehja “Pas meje le të bëhet qameti”, sipas Nishanit, po shkatërron jetën e qytetarëve.

Ky i fundit thotë se është koha për të rikthyer fuqinë e qytetarëve dhe sipas Nishanit, kjo arrihet duke ringritur betejën e opozitës dhe fuqinë e saj.

“Torturë dhe poshtërim më të madh se sa mund t’i bëhet mbi një milion banorëve për interesat e babëzisë së korrupsionit nuk mund të kishte.

Asgjesimi i një qyteti nisur që prej vitit 2000 e shkatërruar përditë, papushim me moton ; “pas meje le të bëhet qameti”, sot po jua nxin jetën qytetarëve, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë e çdo sekondë që cilido guxon të dalë nga shtëpia për punë, për hall a për nevojë.

Interesat e pista të një grupi pushtetarësh dhe tutorëve të tyre, janë kthyer në ankthin, stresin, sëmundjet, pisllëkun, kolapsin e një popullate të tërë, që jeton në këtë qytet, apo të tjerëve që e aksesojnë atë çdo ditë për bisnes, arsim, shëndetësi”, shkruan ndër të tjera Nishani në rrjetet sociale.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook