Lidhu me ne

Kritike

Nga Gjergj Fishta te Ferdinand Samarxhi, si e vrau Ilir Meta dekoratën “Nderi i Kombit”

Nga Ermal Mulosmani

Mirënjohje për punën gjysmëshekullore”- Presidenti Meta vlerëson me  dekoratën “Nderi i Kombit” gazetarin Ferdinand Samarxhi

Disa ditë më parë më ra në sy një lajm për dekorimin e gazetarit të Televizionit Shqiptar, Ferdinand Samarxhi, me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Kjo ngjarje ka ditë që ka ndodhur, qysh në 8 Nëntorin e famshëm të Partisë. Qysh atë ditë e deri sot unë jam në dilemë të shkruaj apo jo. Një mendje më thoshte ta lë këtë budalllallëk e këtë histeri dekoratash të degjenerojë në një qokë banale dhe objekt humori kolektiv. Përveç të tjerash do të dukesha pak qesharak edhe vetë duke kthyer në vëmendjen publike një banalitet që askush nuk e merr seriozisht. Në fund joshja për të thënë një “boll” këtij manipulimi institucional e mundi tendencën për të mbyllur sytë dhe nënqeshur me qësendi.

*********

Deri atë ditë unë mendoja se ky urdhër apo dekoratë, me emër kaq zulmëmadh e domethënës, do jetë rezervuar ndër vite për figurat më të larta të historisë së kombit. Fjala vjen, po mendoja se mund të ishin në atë panteon, nja 5 a 6 personalitete që nga Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Adem Jashari e të tillë korifenj, të penës a pushkës që kanë vënë vulën e tyre në identitetin e sotëm kombëtar shqiptar.

Për të krijuar një ide më të plotë për këtë dekoratë dhe personat që janë shpërblyer me të, kërkova në internet. Gjatë mandateve të para presidenciale duket një respekt i madh për dekoratën. Në vitin 1996 i vetmi personalitet i shpërblyer ishte piktori i njohur Ibrahim Kodra, një personalitet shqiptar që mund të futet në çdo shortlistë emrash që i kanë dhënë kombit. Pak më vonë, në vitet 2002 deri në vitin 2007, emrat e shpërblyer janë pak a shumë meritorë. Aty gjejmë Gjergj Fishtën, Petro Markon, Eqerem Çabejn, Odhise Paskali, Mirash Ivanajn, Vaçe Zela,  Zef Pllumin apo inxhinierin e famshëm Ismail Ahmeti. Emrat flasin vetë. Dinjiteti i dekoratës është përpjekur të jetë në nivelin e personalitetit të emrave përfitues.

Mirëpo nga viti 2015 e mbrapa u lëshua dora. Çdo vit dekoroheshin 20-30 figura çka detyrimisht do të çonte në zhvlerësimin e dekoratës. Një komb me 3-4 milion banorë nuk mund të kishte kaq shumë dekorata zulmëmëdha. Kriteret ishin elastike, ata që e meritonin e përbuznin, ata që nuk e meritonin nuk linin gur pa lëvizur për ta marrë. Doemos ky lloj inflacioni do të degjeneronte vlerën e dekoratës.

Derisa mbërritëm te Ferdinandi.

Me gjithë përkushtimin e Ferdinandit në shërbim të grigjës së besimtarëve por më shumë barinjve të tyre, emri i dekoratës asfare nuk më përqaset me kontributin e tij për Kombin.  Samarxhiu është një gazetar i Televizionit Shqiptar që  punoi në të dyja kohët, edhe në diktaturë kur Televizioni ishte mjeti i propagandës ateiste të Partisë edhe në demokraci kur u kthye në një qendër servilësh e puthadorësh pushteti që ndërronte padronët sipas stinëve politike. Në të dyja kohët Ferdinandi ishte aty, i përkëdheluri i fatit që nuk ia ndiente për ndryshimet. Asnjë meritë gazetareske nuk e shquan Ferdinandin nga kolegët e tij që, fjala vjen, bëjnë me përkushtim emisionin e bujkut, të rinisë apo kronikat ditore televizive. Ndër gjithë gazetarët e TVSH-së, në të gjithë atë strukturë gjigande, askush nuk e mori vesh asnjëherë pse Ferdinandi ishte department më vete që merrte kohë televizive publike për tua dhënë autoriteteve fetare. Disa e dinin se ishte i dërguari i besimeve në Televizion të tjerë si i dërguari i Televizionit në Ministrinë e Feve. Ferdinandi dallohej vetëm për ecejaket në zyrat e Drejtorëve për të marrë kohë televizive për fetë përmes formave ferdinandase që shkaktonin humor mes kolegëve dhe për mediokritetin e skajmë profesional. Kush mund të jetë mahnitur kaq shumë me cilësitë gazetareske të Ferdinandit, nga thellësia e mendimit të tij, nga problematika e trajtuar apo nga mjeshtëria e fjalës?!  

Çfarë dekorate duhet shpikur për Petro Markon, Vangjush Gambetën, Fatos Lubonjën, Teodor Kekon apo për Petro Latin, Xhemal Maton, Pali Kuken, Ndue Ukcamën,  Stefan Gajon, Bujar Kokonozin e shumë e shumë të tjerë nëse Ferdinandi është Nderi i Kombit? Si mundet që të njëjtën dekoratë me Gjergj Fishtën dhe Eqerem Çabejn ta ketë edhe Ferdinand Samarxhi? Po çfarë dekorate meritojnë Rrok Mirdita, Hafiz Sabri Koçi apo Reshat Bardhi kur Fedinandi është Nderi i Kombit? A i bren pak ndërgjegja dekoruesit për këtë turp?!

Festa e dekorimit te Ferdinand Samarxhi me dekoraten Nderi i Kombit
Duke kërkuar në internet zbulova se Ferdinand Samarxhi përpara se të marrë këtë urdhër të lartë paska qenë dekoruar me një medalje tjetër nga Presidenca e Bujar Nishanit, me urdhërin “Mjeshtër i Madh”. Klikoni këtudhe shiheni elozhet që i bën Bujar Nishani, atëherë President në motivacionin e dekorimit. Nëse nuk është kjo tallje me vlerat nuk e di çfarë është.

Por Ferdinandi nuk u kënaq. Ai nuk është thjesht një “Mjeshtër i Madh”, ai është “Nderi i Kombit”! Pse mo, niveli i Ylli Bakës është Ferdi që të kënaqet me aq? Ndaj lëvizi gjithë gurët e barinjve tanë të grigjës, që nga Janullatosi e deri te Baba Mondi dhe e siguroi titullin e ëndërruar. Të gjithë erdhën në Presidencë për ta festuar dhe bënë fotot e rastit. Në pritje të dekoratës tjetër, Urdhrit të Flamurit pas dy tri vjetësh.

Atë ditë dekorata “Nderi i Kombit” vdiq./Gazeta Express

*Titulli origjinal: Zvetënimi i dekoratës “Nderi i Kombit”, nga Gjergj Fishta te Ferdinand Samarxhi

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar13 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore13 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix14 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix14 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar14 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix14 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix14 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix14 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook