Lidhu me ne

Kryesore

Ilir Meta bën deklaratën e fortë: Dosjen “non grata” kundër Berishës e plotësoi Basha

“Unë mendoj dhe për çështjen e zotit Berisha nuk duhet kërkuar përgjegjësia thjesht tek Sorosi, ai ka interesat e veta që ato dihen. Nuk duhet kërkuar as tek Edi Rama, sepse dhe ai ka interesin e vet.

Ilir Meta bënë deklaratën e fortë: Dosjen “non

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk i ka kursyer akuzat për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Madje, në një intervistë për Fax News, Meta tha se informacionet e Bashës ishin ato që mund të kenë pasur vlerë për amerikanët.

“Unë mendoj dhe për çështjen e zotit Berisha nuk duhet kërkuar përgjegjësia thjesht tek Sorosi, ai ka interesat e veta që ato dihen. Nuk duhet kërkuar as tek Edi Rama, sepse dhe ai ka interesin e vet.

Ne e kemi të qartë, edhe unë e kam të qartë, këtë gjë si drita e diellit që treçereku i dosjes është bërë me informacionet e kryetarit që e la. Sepse ai për çdo gjë e ka transformuar fajin apo përgjegjësinë.

Më 9 shtator që na përloti të gjithëve për atë vlerësimin që kishte për doktorin, për udhëheqësin historik. Por po ta shikojmë pastaj me gjithë, qëndrimet e tjera që ai doli, duke filluar nga akuzat për vitin 1997 e të tjera, kuptohet qartë gjithçka.

Problemi është që ai tjetri nuk të beson shumë kur shikon se dosjen ta bën kundërshtari politik. Por, kur i bënë njeriut yt atëherë ato që shkruhen aty merren si të besueshme, sepse na i ka thënë dikush që mendohet se është i besueshëm” – tha Meta që shtoi se për Bashën tani ndjen vetëm keqardhje.

“Unë, nuk dua të merrem më me atë. Unë, e kuptoj që ai është në hall shumë të madh dhe më vjen keq. Ai (Lulzim Basha), ka marrë detyrë të më provokojë edhe mua. Nesër mund të fusë Kinën dhe Rusinë në një aleancë kundër tij. Vetëm Edi Rama nuk është në këto çështje, që ai ja vonon çështjet nëpër gjykata etj.

Kurse ne të tjetër jemi në këtë situatë që, s’kemi punë tjetër dhe merremi me të. Kur Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës thotë, që nuk e njoh, ça pret tani nga unë? Unë, nuk dua të merrem më të , kam punë shumë më të rëndësishme për t’u marrë” – tha Meta.

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook