Lidhu me ne

Radar

Detaje të reja nga aksidenti me 46 viktima, Zaev tregon bisedën me një të mbijetuar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

Detaje të reja nga aksidenti me 46 viktima, Zaev tregon bisedën me

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti ku humbën jetën 46 persona, 45 prej të cilëve ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Autobusi po udhëtonte nga Stambolli në Shkup dhe ka shpërthyer në flakë e më pas është përplasur.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shkuar në Sofje dhe ka treguar se ka folur me një nga të mbijetuarit e aksidentit. Sipas Zaev, ai i ka thënë se fillimisht është dëgjuar një shpërthim i fortë. Shtatë të mbijetuarit janë hedhur nga dritaret, i ka thënë pasagjeri Zaevit.

“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret”, tha Zaev.

Ky i fundit i së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani tashmë janë në Sofje. Zaev shton se kanë besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel.

“Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim”, shtoi Zaev. Pas njohjes me gjendjen e të lënduarve, kryeministri do të takohet me homologun e tij bullgar Stefan Janev, bëjnë me dije mediat maqedonase.

Autobusi, ku humbën jetën 46 person  është i agjencisë “Besa Trans”, e cila organizon udhëtime turistike dhe tregtare drejt Stambollit. Në këtë udhëtim ishin  kryesisht persona të moshës së re, 12 fëmijë nën 18-vjeç, ndërsa pjesa tjetër rreth 20-30 vjeçarë. Shtatë të mbijetuarit, pesë burra dhe dy gra janë jashtë rrezikut për jetën.

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar12 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore12 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix13 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix13 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar13 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix13 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix13 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix13 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook