Lidhu me ne

Temporal

Filmat shqiptarë të epokës komuniste: fyes dhe denigrues apo trashëgimi kinematografike?

Filmat shqiptarë të epokës komuniste: fyes dhe denigrues apo

A duhet që filmat shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës së errët komuniste të vendit të dërgohen në koshin e mbeturinave? Disa mendojnë kështu, por të tjerët – veçanërisht aktorët që luajtën në to – nuk pajtohen.

Sidita Trimi

Në mars 2017, Instituti Shqiptar për Studimin e Krimeve dhe Pasojave Komuniste (ISCC) i përcolli një propozim parlamentit shqiptar që kërkonte ndalimin e transmetimit në televizionin shqiptar të filmave të prodhuar gjatë periudhës komuniste, nga 1945-1991.

Propozimi ngjalli shumë polemika dhe nxiti debat serioz publik rreth dekomunizimit në publikun shqiptar.

Agron Tufa, drejtori i ISCC, argumentoi se shfaqja e filmave të epokës komuniste të ngarkuar me propagandë komuniste “mban gjallë dhe aktivizon nostalgjinë për diktaturën” dhe “i bën dëm të madh shëndetit publik”.

Sipas Tufës, filmat dhe dokumentarët e kohës së komunizmit “janë një katastrofë etike dhe estetike që prek brezin e ri”. Ai thotë se filmat, të cilët shpesh e portretizojnë regjimin komunist si “jo aq të keq” janë problematikë dhe mashtrues veçanërisht për të rinjtë që nuk janë të mirëinformuar për mizoritë e epokës komuniste për shkak të një boshllëku në kurrikulat shkollore.

Gjeto Vucaj, ish i burgosur politik, konfirmon se ka një boshllëk në planprogram. “Kjo është pika më e dobët, brezat e rinj nuk dinë asgjë për atë që ka ndodhur sepse librat shkollorë nuk kanë asgjë për të [çfarë ka ndodhur gjatë regjimit komunist]. Ata [brezat e rinj] nuk e dinë se çfarë ishte komunizmi”.

Në mbështetje të nismës ISCC, Erald Kapri, anëtar i Këshillit të Ankesave pranë Autoritetit të Medias Audiovizive, përgjegjës për etikën në industrinë e medias në Shqipëri, argumentoi se vendi duhet të ndjekë shembullin e vendeve të tjera ish-komuniste si Hungaria, Çekia, Polonia, Rumania dhe Bullgaria, të cilat kanë vendosur ndalimin e transmetimit të filmave të epokës komuniste që konsiderohen si propagandë.

Drafti i dërguar në parlamentin shqiptar kërkonte rregullim me ligj, për ndalimin e propagandës së drejtpërdrejtë dhe rregullimin e çështjeve të të drejtave të autorit që rrjedhin nga prodhimet kinematografike të epokës komuniste, si ‘Tomka dhe shokët e tij’ të vitit 1977, një nga filmat më të njohur shqiptarë, i cili – si shumë të epokës – përqendrohet në rezistencën ndaj nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një tjetër klasik i epokes (dhe përpjekje shumë më haptazi propagandistike) daton gjithashtu nga viti 1977: ‘Shëmbja e idhujve’ ku mësuesi përparimtar në një fshat të largët pengohet në punën e tij nga pleqtë e komunitetit të kapur pas bestytnive të vjetra.

Duke qenë se filmat dhe dokumentarët e realizuar në kohën e komunizmit prodhoheshin nën pronësinë e shtetit, e drejta e autorit nuk ekzistonte. Pas rënies së regjimit komunist, e drejta e autorit iu kalua Qendrës Kombëtare Shqiptare të Kinematografisë, e cila zëvendësoi ish-KinoStudio.

Sot, kanalet televizive blejnë të drejtën e transmetimit të filmave të epokës komuniste nga Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë, e cila ndan çdo fitim të krijuar me aktorët që luajtën në filma dhe OJQ-të që përfaqësojnë interesat e aktorëve.

Në këtë mënyrë, filmat vazhdojnë të transmetohen pa censurë, në çdo kohë, në kanale të ndryshme televizive shqiptare. ISCC e kundërshton këtë dhe kërkon që institucionet shtetërore të menaxhojnë trashëgiminë e filmit komunist të vendit dhe të rregullojnë të drejtat e autorit të transmetimit dhe filmit në përputhje me kushtetutën aktuale të Shqipërisë dhe parimet demokratike që promovon kushtetuta.

“Epoka e artë e kinematografisë shqiptare”

Shumë producentë filmash, kritikë filmi dhe aktorë që luajtën në filmat e epokës komuniste e kritikuan propozimin. Kolec Traboini, skenarist i KinoStudio gjatë epokës komuniste, e konsideroi propozimin të papranueshëm pasi “një gjë është të urresh komunizmin dhe tjetër është të njohësh realitetet e kohës”.

Veç kësaj, ish-aktorët shprehën nostalgjinë për kohën kur arti lidhej me emocione, dashuri dhe sakrifica të vërteta. Aktrimi i mirë, personazhet autentikë dhe thëniet e paharrueshme mbeten në kujtesën e apasionistëve të filmit, të cilët pavarësisht nga ndjenjat e tyre antikomuniste kanë nostalgji për filmat e kohës, të cilësuar shpesh si “epoka e artë e kinematografisë shqiptare”.

Shumica e filmave më të mirë të Shqipërisë janë prodhuar gjatë epokës komuniste dhe ndalimi i këtyre filmave do të nënkuptonte një fshirje pothuajse të plotë të trashëgimisë kinematografike të Shqipërisë. Do të nënkuptonte gjithashtu humbjen e punës së një brezi të shkëlqyer kineastësh.

Siç argumentoi Mark Cousins, regjisor, kritik filmi dhe këshilltar në Albanian Cinema Project: “Filmat nuk kryen krimet e epokës së Hoxhës. Ata nuk janë më të mirë apo më keq se koha e tyre” dhe “ato janë dëshmi e asaj që është menduar dhe ndjerë”. Prandaj, ndalimi i rreth 200 filmave të prodhuar nga Instituti Shqiptar i Filmit nga viti 1945 dhe më pas nga KinoStudio nga viti 1952 e në vazhdim do të ishte një mënyrë kundërproduktive për të trajtuar plagët e së shkuarës.

Ray Edmondson, autor i Udhëzimeve të Përgjithshme për Mbrojtjen e Trashëgimisë Dokumentare dhe anëtar bordi i Projektit të Kinemasë Shqiptare ndërkohë shkroi: “Censura e së kaluarës nuk funksionon kurrë dhe është në kundërshtim me të gjithë nocionin e ruajtjes dhe aksesit arkivor, ndaj programeve si Memory of the Word, dhe ndaj qëndrimit të organeve si UNESCO.”

Në fund, propozimi nuk mori mbështetjen e pritur as nga parlamenti, as nga artistët që luajtën në filmat e kohës së komunizmit.

Vetëm ish të burgosurit politikë dhe disa organizata të shoqërisë civile si Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) e mbështetën atë. Dhe pas gjithë vëmendjes dhe reagimit mediatik që mori iniciativa, ajo u rrëzua në heshtje.

MË TEPËR

Kioske15 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar15 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore15 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix15 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix15 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar15 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix15 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix15 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix15 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook