Lidhu me ne

Radar

Tragjedia me 46 viktima në Bullgari / “I ka plasur goma dhe është përplasur”/ Shpejtësia dhe rruga e vështirë dyshohet se shkaktuan aksidentin me 46 viktima

"I ka plasur goma dhe është përplasur"/ Shpejtësia

Dyshohet se autobusit, ku humbën jetën 46 persona i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur. Në atë moment është derdhur karburanti dhe mjeti është përfshirë zjarri.

Këto detaje i dha Vasko Pirgov, eksperti që ishte ndër të parët që mbërriti në vendngajrje, raportojnë mediat maqedonase. Ai ka shtuar se dyshohet për një gabim njerëzor, duke theksuar se shpejtësia ka qenë tej normave të lejuara.

“Zjarri është shkaktuar nga një gabim njerëzor i shoferit. Atje ka një vend që është për pushim. Autobusi me siguri ka udhëtuar me më shumë se 100 kilometra në orë. Nuk ka gjurmë të frenimit nga autobusi, kështu që shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate”, tha Vasko Pirgov, ekspert i motorëve me djegie të brendshme.

Ndërsa kryetari i Komunës së Përnikut, Stanislav Vladimirov është shprehur se në autostradën e “Struma-s” ndodhin shpesh aksidente rrugore, duke e përshkruar një rrugë me kthesa të shumta dhe të përpjeta.

Sipas tij, kjo rrugë bëhet edhe më e vështirë për drejtuesit e mjeteve për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa në momentin e aksidentit autostrada ka qenë e lagësht për shkak të shiut.

“Rruga është e lagësht. Kjo pjesë ka një tatëpjetë shumë të madhe. Që nga dita e djeshme ka rënë shi. Nuk mund të thuhet nëse arsyeja është moti i keq, por arsyet mund të jenë të shumta”, deklaroi Vladimirov.

Aksi ku u rrëzua autobusi është hapur në vitin 2004, ku sipas ekspertëve bullgarë ende mungojnë sinjalistika dhe sistemet e kufizimit të shpejtësisë.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore14 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook