Lidhu me ne

Radar

Basha humb sensin e realitetit dhe këput broçkulla në intervistë: Berisha në PD dhe parlament është falë meje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka treguar se kur ka komunikuar për herë të fundit me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Basha është shprehur se me Berishën ka shkëmbyer mesazhe vetëm me datën 9 shtator ku dhe mori vendimin për ta përjashtuar nga  grupi parlamentar, dhe një herë kur ish-kryeministri e ka ngushëlluar për humbjen e të atit para disa javësh.

Basha ka shtuar se lideri historik është në PD dhe në parlament falë tij. Por Basha harron pa dashur se Berisha ne Parlament ehste votuar nga qytetaret shqiptare qe i dhane voten ne 25 prill, ndersa ne parti vendimi per perjashtimin e tij u mor individualisht nga basha dhe asnje organ vendimmarres.

Pjesë nga intervista:

A do të pranonit një negocim nga PPE për të zgjidhur krizën brenda PD-së?

PPE është partia jonë nënë, në të cilën bëjmë pjesë, është me norma dhe parime që pasqyrohen në statutin  tonë, e gjithë beteja është respektimi i këtyre normave. Nuk ka dy palë. Duhet të ketë një premisë. Nuk ka ndarje Basha-Berisha, nuk ka dy palë në PD. Ka një individ që ka një peshë të caktuar historike i cili për interesat e tij po i mbivendoset interesave të demokratëve.

Çfarë do të sakrifikonte Lulzim Basha për bashkimin e PD-së?

Atë që bëra prej momentit të parë, që nuk ju fsheha vendimit më të vështirë të jetës sime politike. Nuk e hodha tutje “topin” e përgjegjësisë se me një anëtar një votë demokratët janë kanë besuar kryetarit të partisë.

Do të uleshe me Berishën?

Nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë me Berishën.

A do të kërkonit një takim?

Ta kërkoj unë? Për çfarë. PD nuk shpëtohet nga përçarja duke vendosur interesat personale mbi atë të demokratëve. Në momentin që e ndal këtë, nuk ka absolutisht asnjë pengesë, pasi falë investimit tim është akoma edhe në PD edhe në parlament.

Kur keni folur për herë të fundit me Berishën?

Në 9 shtator

Asnjë komunikim më pas?

Jo me zë.

Në ç’kuptim?

Çështje private familjare të fatkeqësive familjare, kemi pasur shkëmbime mesazhesh. Ngushëllimesh. Që nuk kanë të bëjnë me situatën në PD.

E përjashtoni mundësinë që të komunikoni në ditët në vazhdim?

Unë komunikoj me këdo dhe do demokrat edhe me Sali Berishën nëse komunikimi ju vlen interesave të demokratëve. Nuk jam unë ai që përdor gjuhë linçimi dhe shpik kundërshtarë dhe rikthen kulturën e të linçuarit të mendimit ndryshe. Berisha i detyrohet një apologji demokratëve dhe personave në veçanti, jo mua por njerëzve të zgjedhur nga demokratët dhe për të tjerat pa diskutim kam qenë dhe mbetem njeriu më i hapur në PD.

Këto deklarata Basha i bëri në një intervistë për emisionin “Radari Informativ” në  Abc.news.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix19 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix19 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix19 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix19 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook