Lidhu me ne

Temporal

Shtatë konçesionet që ka projektuar qeveria për 2022-in, sa do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit

Shtatë konçesionet që ka projektuar qeveria për 2022-in,

Qeveria shqiptare ka projektuar shtatë konçesione për vitin 2022. Kontratat me PPP janë kritikuar si nga opozita dhe nga ekspertët për shkak se “thithin” një pjesë të mirë të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Koncesionet e planifikuara janë:

– Ndërtimi dhe operimi i aeroportit të Sarandës

– Për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar “Triport Vlorë”

– Për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Fier në autostradën Adriatiko-Joniane

– Dhënia me koncesion/PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikqyrjes së qëndrave të kontrollit

– Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës së çelsave publik PKI

– Për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit të Elbasanit

– Rritja e sigurisë rrugore

Këto shtatë kontrata koncesionare do të kushtojnë rreth 214.5 miliardë lekë, duke zënë rreth 11% të PBB-së së parashikuar për vitin 2022.

Kujtojmë se qeveria sapo ka emetuar një eurobond me vlerë 650 milionë euro, pasi shpenzimet e projektuara për vitin 2022 nuk mbuloheshin me të ardhurat e planifikuara. Marrja e këtij eurobondi me afat maturimi 10-vjeçar do të thotë rritje e mëtejshme e borxhit publik.

Sipas Sektorit, nga projektet e reja koncesione PPP të planifikuara, 4 janë në sektorin e transportit (rrugor, detar dhe ajror), ndërsa tre për zhvillimin urban.

Dy nga këto kontrata koncesioni PPP, janë tashmë konfirmuar me mbështetje nga buxheti i shtetit, dhe një është me financim privat. Për katër kontratat e tjera ende nuk ka informacion se si do jetë forma e financimit.

Konkretisht, projekte me mbështetje nga buxheti i shtetit, janë planifikuar të jenë koncesioni për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar  “Triport Vlorë” dhe ai për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan.

Burimi: Open Data Albania

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix18 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix18 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet18 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore18 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix18 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix18 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar18 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix19 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal19 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook