Lidhu me ne

Radar

Dash Shehi: Berisha ka shumicën absolute në PD. Kuvendi i Lulit, qesharak, një gjë bosh dhe pa vlerë!

Dash Shehi: Berisha ka shumicën absolute në PD. Kuvendi i Lulit,Dashamir Shehi në Të Paekspozuarit

Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për situatën në Partinë Demokratike dhe luftën Basha-Berisha. 

Shehi tha se nuk mbështet askënd në këtë parti, por deklaroi se Sali Berisha gëzon mbështetje absolute nga demokratët. Sa i përket Lulzim Bashës, Shehi tha se po  njëorganizon Kuvend “qesharak dhe pa vlerë” në datën 18 dhjetor. Shehi deklaroi se Basha duhet të ishte dorëhequr. 

“Unë nuk jam me asnjërin. Nuk ka të drejtë asnjëri. 

Historia e ndryshimit në opozitën shqiptare, modernizimit të opozitës, nuk them se kam të vërtetën absolute, por pas kaq vitesh, me gjithëmend duhet të bëhet një revolucion por esencial, të mos qarkullojmë gomat bosh.

A ka të drejtë Berisha? Brenda asaj që po bën, ka edhe të drejtë. Berisha mbledh simpatizantët e vetë që janë shumë, është e kotë ta mohojmë. Ka qenë në pushtet, ka përfaqësuar fitimtarin, shefin e PD, atë që ka shpërndarë edhe interesa më shumë.

Ka shumë armë Berisha për këtë punë. Ka karizmën e vetë personale. Përtej këtyre, ka edhe ata që nuk pëlqejnë Lulin, që janë bërë shumicë absolute. Me gjithëmend Luli i meriton kundërshtarët, sepse ka tetë vjet që humb, dreq e shejtan! Puna është tezat që nxjerr për të justifikuar humbjen. I vuri kapakun me këtë Kongresin qesharak,  një gjë bosh pa asnjë vlerë. Kjo i jep të drejtën Berishës të bëjë dhe të thotë këto gjëra.

Berisha aty ka qenë, nuk ka të drejtën, por moralisht i takon. Përse? Përderisa ti nuk je i zoti të prodhosh fitore, i lind e drejta me mijëra njerëzve të reagojnë. Ato numrat që janë mbledhur janë të vërteta.

Luli bën gabim që këmbëngul që ka falsifikuar firmat Berisha. Në Foltore ka marrëzira, por jo numrat, Berisha ka mbështetje. A ka të drejtën Berisha? Këtë e cakton kohë, as Berisha dhe as ne. Koha është gjykatësi i vetëm.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook