Lidhu me ne

Mix

Bicikleta dhe shtatzënia

Keni qejf të ngisni bicikletën, por jeni shtatzënë… kjo është një dilemë – a të hiqni dorë nga kjo kënaqësi apo të vazhdoni të ngisni prapë bicikletën.

Jo, nuk keni nevojë që të hiqni dorë nga ngasja e bicikletës! Përfitimi nga ngasja e bicikletës gjatë shtatzënisë është i madh, ndonëse zor se do të mund ta keni këtë kënaqësi deri në fund të shtatzënisë. Janë disa gjëra që duhet t’i keni parasysh nëse do të vazhdoni ta ngisni bicikletën gjatë shtatzënisë

Mos harroni se gjatë shtatzënisë trupi juaj ka ndryshuar tërësisht. Gjatë shtatzënisë keni nevojë për 300 kalori shtesë për çdo ditë. Nëse ngisni bicikletën ju do të keni nevojë për 500 kalori edhe nëse distanca që e kaloni me bicikletë ëstë e shkurtër.

Ngarja e bicikletës është një ushtrim i mrekullueshëm aerobie, por duhet të keni kujdes sepse gjatë shtatzënisë do të ndryshojë qendra e gravitetit e trupit tuaj. Kjo mund të jetë problem me mbajtjen e ekuilibrit të trupit. Prandaj, gjithmonë duhet të keni kujdes kur merrni kthesat dhe mos qëndroni shumë afër biciklistëve të tjerë ose veturave në lëvizje. Nëse i përmbaheni këtyre këshillave, nuk do të humbni ekuilibrin dhe nuk do të rrëzoheni, por edhe nëse ndodh që do të rrezoheni, beba nuk do të lëndohet (nëse lëndimi nuk është shumë i rëndë). Megjithatë, menjëherë konsultohuni me mjekun. Mos i harroni shenjat e rrezikut: dhimbja në fund të barkut, rrjedhja e ujorit dhe gjakderdhja.

Nëse nuk dini ta ngisni biciklitën, mos provoni që të mësoni bicikletën tash kur jeni shtatzënë.

Kur ngisni bicikletën shmanguni nga terrenet e vështira, jo të rrafshta dhe të rrezikshme… është më mirë që ta ngisni bicikletën në terren të rrafshtë.

Mos harroni se duhet të merrni mjaft lëngje. Gjatë shtatzënisë ju djersiteni më tepër dhe kështu humbni më shumë lëngje. Prandaj, pini mjaft lëngje!

Nëse gjatë ngasjes së bicikletës e ndjeni se zemra ju rreh ashpejt, pushoni menjëherë! Pushoni edhe nëse ju zihet fryma. Mos harroni, nëse juve ju zihet fryma dhe keni nevojë për ajër, të njëjtën gjë e ndjen edhe baba juaj.

Vishni rroba të rehatshme. Mund të vishni një bluzë të gjerë dhe pantollona të shkurtëra. Nëse ju djersiten këmbët, mos vishni atlete, por sandale të rrafshta.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook