Lidhu me ne

Radar

“Politikan pa shtyllë kurrizore”/ Ish-ministri i Jashtëm: Basha nuk e ka vendin në krye të PD

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm, politikani i njohur demokrat, Besnik Mustafaj, shkruan se Kuvendi i 18 dhjetorit, I thirrur  është një strukturë pa themele, që do shembet.

Në një shkrim në gazetën “Panorama”, Mustafaj shkruan Lulzim Basha është një politikan pa shtyllë kurrizore.

“Është shtruar shumë shpesh gjatë këtyre tre muajve pyetja nëse do të ishte shfaqur “Foltorja” sikur Basha të mos e përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar demokrat. Në vlerësimin tim kjo pyetje nuk ka më asnjë vlerë qysh nga momenti kur fenomeni “Foltore” ishte tashmë një fakt politik, që mori menjëherë jo vetëm vëmendjen e demokratëve, por të mbarë opinionit  publik. Sepse politika e vërtetë, ajo që është në dobi të interesit publik ndërtohet vetëm duke u mbështetur mbi faktet. Kurrë mbi hipotezat, të cilat nuk përbëjnë realitet. Berisha duket se e kishte mirë parasysh këtë parim universal,” shkruan Mustafaj.

 “Një inkuadrim i qartë i hallit të tij nga ai vetë do të kishte rëndësi jetike për fatin e “Foltores”, të cilën ai, me sa duket, e kishte tashmë ndër mend. Në radhë të parë ne, demokratët, duhej ta shihnim dhe të siguroheshin se ai nuk po përpiqej të na manipulonte duke na përdorur “si mburojë për veten e tij”. Këtë gjë u duk në fillim se e kishte kuptuar drejt edhe Basha. Në daljen e tij publike për të njoftuar përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar demokrat, ai u kujdes ta nënvizonte si vlerë të personalitetit të Berishës zgjedhjen e tij për ta mbajtur Partinë Demokratike jashtë përplasjes së vet me DASH. Rrjedhimisht, kthesa që mori ai më pas, duke e akuzuar Berishën pikërisht për të kundërtën, përbën një tjetër shembull domethënës të inkoherencës së rëndë, që e ka shoqëruar atë në gjithë veprimtarinë politike. Sikur asnjë dobësi tjetër të mos kishte, mjafton inkoherenca për të treguar se Lulzim Basha nuk e ka vendin në krye të Partisë Demokratike. Nuk mund të ngjallë kurrë besimin e shumicës së shoqërisë një burrë me një paqëndrueshmëri të tillë, i cili mohon vetveten nga një ditë në tjetrën. Në të folmen e përditshme, për politikanët e këtij kallëpi thuhet zakonisht se janë pa shtyllë kurrizore,” shkruan Mustafaj.

Më pas në analizën e tij, Mustafaj ndalet gjatë te humbja e sovranitetit të Partisë Demokratike.

“Kjo dobësi doli qartë në pah në fjalën publike të Lulzim Bashës kur njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Aty ai pohon shprehimisht se është i bindur në pafajësinë e Berishës. Domethënë se ai vendimin e kishte marrë jashtë bindjeve të veta. Ndërkohë, ai nuk i kishte dhënë vetes mundësinë që përgjegjësinë ta ndante me strukturat drejtuese të partisë. Do ta mbante vetë të gjithën. Por kjo çështje është tjetër. Kryetari i partisë së dytë më të madhe në vend, alternativë e pushtetit, ai vetë kandidat për kryeministër, një vendim të tillë, që do ta trondiste partinë me rrënjë e me degë, e merr jashtë bindjeve të veta. Duke arsyetuar politikisht, madje edhe përtej lidhjes që kishte ky vendim me atë vetë, Berisha nuk e pati të vështirë të arrinte në përfundimin politik se Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të saj, kishte humbur sovranitetin. Dhe, qysh në foltoren e parë shpalli se kjo lëvizje kishte për qëllim madhor t’i kthente Partisë Demokratike sovranitetin”-shkruan Mustafaj.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix17 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix17 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix17 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix17 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix17 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar18 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport18 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix18 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix18 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook