Lidhu me ne

Mix

Menopauza, Çfarë Duhet Të Dini!

Black Business Woman Pictures | Download Free Images on Unsplash
⚕️

 Menopauza nuk eshte thjesht nje date qe nga pikpamja gjinekologjike njihet si 12 muaj pa cikel, por nje periudhe tranzicioni qe mbart shume ndryshime ne vetvete, hormonale, fizike, emocionale, psikologjike te gruas. Ne kete periudhe ndryshimesh perfshihet dhe perimenopauza dhe postmenopauza. Zakonisht ndodh rreth moshes se mesme duke sjelle dhe mbylljen e ciklit riprodhues te tyre. Ardhja e saj kuptohet lehtesisht nga frenimi i ciklit, por ky eshte nje proces i dores se dyte krahasuar me ate neper te cilin kalojne vezoret.

Keto shuhen dhe nuk prodhojne dot me hormone, duke ndikuar ne pothuajse te gjitha sistemet e trupit, sistemi riprodhues, truri, lekura etj Eshte nje ndryshim natyror fiziologjik dhe jo semundje edhe pse disa gra e kane me te veshtire se te tjerat. Fillimisht rrallohet ovulimi dhe bashke me te edhe cikli menstrual. Nese ky ndryshim thellohet, fillojne e shfaqen simptoma paramenopauzale. Pas disa vitesh cikli te crregullt, ndalojne perfundimisht.

Mesatarja eshte 51 vjece, dhe mosha normale e fillimit eshte 45-55 vjece. Ka edhe raste mbi 55 vjec qe njihen si menopauze e vonshme, dhe para 45 vjece si menopauze e hershme.

Faktore te menopauzes se hershme:
Semundjet autoimune
Kimioterapia
Radioterapia
Diabeti
Kirurgjia etj

Simptomat
Paqendrueshmeria e eneve te gjakut sjell:
Afshe te nxehta
Djersitje naten
Ethe te papritura
Pagjumesi, gjumi jo i rehatshem, etj

Atrofia uro genitale sjell:
Tharje vaginale
Dobesim te membranes se vulves vagines cerviksit etj
Kruajtje
Irritabilitet
Fenomene disurike dhe disparueni, mosmbajtje te urines etj
Rritje te infeksioneve vaginale dhe urinare etj

Problemet kockore
Osteoporoza
Dhimbje te artikulacioneve
Dhimbje muskulore etj

Probleme te lekures dhe indeve te buta:
Atrofi te gjoksit
Atrofi, dhe humbje te elasticitetit te lekures
Ndjesi shpimesh mbi ose nen lekure

Problemet psikologjike
Shqetesime te humorit
Irritim
Lodhje
Humbje kujtese dhe probleme perqendrimi
Ankth

Probleme seksuale:
Renie te deshires seksuale
Humbje te ndjeshmerise
Dhimbje gjate aktit etj

Konsulta mjekesore sidomos ne vitet e para te menopauzes eshte shume e nevojshme per keto qellime:

✅

Per te filluar terapine hormonale zevendesuese- behet perzgjedhja e pacienteve qe perfitojne, pershtatet lloji i terapise dhe vleresohen efektet e kohzgjatja e saj

✅

Per vleresimin transvaginal te uterusit dhe vezoreve- per parandalim te semundjeve kanceroze qe kane incidence te larte te shfaqen ne keto mosha( zakonisht jane semundje te heshtura qe zbulohen rastesisht ose ne faza te avancuara- ndaj kontrollet duhet te jene periodike vjetore)

✅

Per vleresim pelvik- per infeksionet, prolapset,etj

✅

Per vleresim te metabolizmit kockor- per osteoporozen dhe trajtimin e saj

✅

Trajtimin e problemeve te vecanta

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook