Lidhu me ne

Kryesore

“15 mln euro në xhep për 14 ditë”/ Malltezi: E kemi denoncuar që në 2015! Kam njoftuar edhe Bashën

"15 mln euro në xhep për 14 ditë"/ Malltezi: E kemi

Ish-drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamabër Malltezi, ka bërë një kronologji të gjithë skemës së grabitjes së dhjetra milionë euro nga inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Sipas Malltezit, nuk ka nevoje fare të jesh prokuror që të shohësh që ka një pisllëk të madh, pasi 15 milion euro u futën në xhep për 14 ditë.

Në postimin e tij në Facebook, Malltezi thekson se qysh para 3 vitesh i ka shkruar ish kryetarit të PD që është aferë e rëndë dhe duhet denoncuar dhe paditur në prokurori, por që kjo u shty deri në vitin 2020.

Postimi i plotë i Jamabër Malltezit:

Qysh më 07 Prill 2015 së bashku me disa kolegë të Departamentit të Mjedisit (Prof. S. Sulce, Dr. Alda Biçoku, Doktorant G. Zela, etj.) dhe anti-korrupsionit denoncuam aferën e rëndë të inceneratorëve.

Në prezencë të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Elbasanit si Prof. Adrian Turku, Prof. Luciano Boçi, Aurel Bylykbashi, Blendi Himci, Eugen Isaj, etj. si edhe shumë ambjentalistëve dhe qytetarisë së Elbasanit, treguam shkeljet që qeveria po i fshihte.

Të gjitha shkeljet ligjore që raportoi sot SPAK i tregoi qartë zj. Pelinku.

Aty treguam që qeveria kinse kish kryer 9 procedura brenda ditës!

Kontrata e inceneratorit ishte e paparë: asnjë specifikim teknik, as cilësie, as sasior, as standardi mjedisor, asgjë. Biles edhe skica teknike që thoshte se do jepej në aneks ishte një shgarravinë që nuk lexohet dot asnjë dhe është turp që botohet kjo shkarravinë në fletore zyrtare!

Pas diskutimeve me qytetarët dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak që u çuditen nga kjo aferë, i’a paraqitëm edhe mediave. 22 milion euro të përlara pa asnjë projekt paraprak, pa specifikime e asgjë.

POR Lefter Koka nuk kishte 22 milion euro në buxhet të ministrisë së tij. Këto para erdhën nga Ministria e Financave, pra nga Arben Ahmetaj (ai që pi kafe me deputetët e Bashës) dhe që u aksidentua në Shkup brenda në të njëjtën makinë me personat që volën milionat, dhe u miratuan nga Edi Rama.

Në vend që të vepronte shteti ligjor apo të ndalonte marrëzia e vjedhjes, qeveria e vijoi më tej. Firmosi me të njejtët personazhe, një aferë tjetër në Fier kësaj rradhe për 30 milion euro! Këtë kontratë as nuk e botoi në Fletore Zyrtare! Pse të lodhej? Edhe kjo kontratë për incenerator në Fier nuk ka asnjë specifikim teknik për impiantin, thjesht jepen 30 milion euro për të ndërtuar impiantin me çelësa në dorë. Veç 2 javë më pas, këta personazhet që morën 30 milion euro nga shteti firmosin me një italian që tua ndërtojë ai për veç 15 milion euro! Pra 30 – 15 = 15 milion euro në xhep për 14 ditë!

E kam nxjerrë vazhdimisht në Facebook këtë aferë. Nuk ka nevoje fare të jesh prokuror që të shohësh që ka një pisllëk të madh. Ku shteti ligjor?

Në këtë vend ku Edi Rama kërcënon gjyqtarët dhe prokurorët dhe përdor kukllat e Soros të thotë se drejtësia po vepron, prokuroria nuk guxonte të vepronte.

Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako e vijuan aferën edhe me Tiranën dhe përfshinë edhe Erion Veliajn. 128 milion euro incineratori i Tiranës! As kjo kontratë nuk u botua në Fletore Zyrtare! As kjo kontrate nuk jep asnjë specifikim teknik, në një kohë që edhe kur blen një autoveturë në treg ajo ka të shënuara të gjitha specifikimet përkatëse.

Por këto ishin qindra miliona euro që as nuk parashikoheshin në buxhet! Pra, këtu ishte direkt vullneti i Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako-Veliaj. Për ta embëlsuar sa më shumë këta përdorën para buxheti për të blerë mediat. Mbi 100 milion lekë ju dhanë Top Channel, Mjeros dhe Carlo Bolionës nga ky që kish monopol dhe nuk kish asnjë nevojë për reklamë! Prapë prokuroria nuk guxonte të hetonte.

Qysh para 3 vitesh i kam shkruar ish kryetarit të PD që është aferë e rëndë dhe duhet denoncuar dhe paditur në prokurori. Para 3 vitesh në mbledhje të kryesisë së PD i thashë që nuk mund të mbyllë gojën PD për këtë aferë e duhet ta depozitojmë në SPAK, paçka se ata mund të mos veprojnë.

Më pas vijuam vetë me iniciativën tonë dhe bëmë gati paditë penale. Qysh para 2 vitesh paditë për 3 inceneratorët ishin gati. I kam shkruar që kemi 3 padi gati për të depozituar por hiç veprim. Ka jurist të PD që ka punuar me jurist pranë meje që mund të dëshmojnë për këtë, sikurse edhe dy gazetarë (Fundo dhe Bejtja) që kerkonin t’i çoja paditë pa pritur Lulin por nuk doja të injoroja kryetarin. Nuk di se çfarë pazaresh luheshin.

Në shtator 2020 kur erdha në Tiranë i thashë që kam 6 padi për në SPAK dhe do ia plas. Mu lut që 3 padite e inceneratoreve të mos i dorëzoja unë por t‘i dorëzonte PD. Zyrtarja e shtypit në PD është dëshmitare për këtë gjë. Vepra penale në padi e shënova “Krijim Grupi të strukturuar kriminal“ me qëllim vjedhjen e qindra miliona eurove përmes skemës mafioze të plehrave me propozime të pakërkuara dhe pacertifikuara. Paditë e hartuara nga ne më pas u dorëzuan në SPAK nga zotërinjtë Gjata dhe Alibeaj.

Më pas pashë sesi kryetarja e LSI gjeti lidhjen direkte që veç për inceneratorin e Elbasanit ish ministri Koka kish krijuar kompani fiktive për të përlarë 3 milion euro. Po për Inceneratorët e Fierit dhe Tiranës?

SPAK duhet të mos lajë duart me një mini-afere për 3 milion euro nga veç 1 incenerator, të mos bëjë sikur nuk sheh gjithë grupin e strukturuar kriminal që po vjedh qindra milionë euro në bashkëpunim me zyrtarët më të lartë në vend dhe heshtjen e atyre që do duhej të flisnin fort në opozitë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook