Lidhu me ne

Radar

Vizita e ambasadorëve në selinë e PD, Oerd Bylykbashi: U kërkua nga Basha. Kërkon legjitimitetin që s’e gjen tek anëtarësia

Vizita e ambasadorëve në selinë e PD, Bylykbashi: U kërkua

Gjashtë ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe zhvilluan një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, një ditë pasi ish kryeministri Sali Berisha pas afro katër muajsh u rikthye në selinë e PD bashkë me anëtarë të Komisionit të Rithemelimit që u ngrit në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi e shikon këtë vizitë si një përpjekje të Bashës për legjitimitet, që sipas tij nuk e gjen te vota e anëtarësisë demokrate.

Ai ftuar në A2 CNN, ai tha se takimi me ta është kërkuar nga Basha, i cili do ta shesë si mbështetje të ndërkombëtarëve.

Është një takim që ka kërkuar Basha. Ambasadorët i janë përgjigjur. Basha kërkon ta shesë si mbështetje nga fuqitë e mëdha. Është i sëmurë i SHQUPI-t tashmë. Përpiqet të marrë legjitimitet jo nga vota, por nga diplomatë për të mbajtur karrigen e tij. Por ambasadorët e kanë të qartë situatën. Basha ka nevojë për legjitimitet se nuk po e gjen te vota dhe anëtarësia është situatë e vështirë për të. Përdor sloganë si anti-amerikanizimi, që nuk ngjitin, se po të ishte kështu nuk do shihnim atë që pamë në stadium me gati 10 mijë demokratë, erdhën dhe ndoqën një nga zhvillimet më pluraliste në Shqipëri. Basha do të mbajë me gajret radhët që po i pakësohen vazhdimisht atij”.

Sipas Bylykbashit faktori ndërkombëtar nuk ngatërrohet dhe nuk bëhet palë me procese të brendshme në parti.

“Me vizitë apo pa vizitë kortezie kurrë nuk ka shërbyer mbështetja ndërkombëtare për legjitimitet demokratik dhe vetë ndërkombëtarët nuk ngatërrohen apo të bëhen palë në procese të këtij lloji. Basha është pjesë e këtij debati të madh në PD. Do të ishte mirë që të ishte bërë pjesë e diskutimit në Kuvend. Faktori ndërkombëtar e konsideron çështje të brendshme që zgjidhet me demokracinë partiake që është vota e anëtarësisë dhe askush nuk do mbështeste individë që kanë synim të mbajnë në kontroll një parti me 10 mijë anëtarë”, tha deputeti.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook