Lidhu me ne

Radar

Arben Imami: I kërkova Berishës në 2018 të rikthehet, Basha një mediokër

Arben Imami: I kërkova Berishës në 2018 të rikthehet, Basha

Anëtari i Partisë Demokratike, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Arben Imami i ka konsideruar pozitive ngjarjet e fundit brenda PD.

I ftuar në Euronews Albania, Imami tha se pas Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD as ‘de fakto’ dhe as ‘de juro’.

Imami shtoi se se i ka kërkuar ish kryeministrit Berisha që të rikthej në krye të PD që në 2018-ën.

“Në 2018 i kam kërkuar Berishës që ta marrë përsipër PD pasi kam pasur bindjen se roli i Berishës në PD është i pamatshëm me dikë tjetër. Njeri që mund të ndikojë fort në rrugën e saj qoftë për mirë dhe qoftë për keq është Sali Berisha”, tha Imami.

Ish-ministri i Mbrojtjes thotë se pak persona e mendonin se kjo lëvizje mund të arrinte deri këtu ndërsa e cilëson si “impresiv” Kuvendin Kombëtar të PD për nga mbështetja dhe organizimi.

Imami thotë se Kuvendi ka realizuar pritshmërinë e demokratëve. Ai shtoi se Berisha ka mbështetje duke qenë lider historik i PD por edhe për faktin se Basha ka dështuar si kryetar partie.

Pavarësisht pretendimeve  të Bashës se deri tani nuk e ka drejtuar partinë në mënyrë të pavarur, Imami tha se “ka marrë të gjitha vendimet që ka dashur”.

“Ka qenë në hije se është mediokër, për mediokritet e Bashës mban përgjegjësi Berisha pse e vuri kryetar por jo pse është mediokër në politikë. Dështoi tërësisht në gjithçka”, tha Imami.

Ai shtoi se Berisha ka rikthyer shpresën dhe jo vetëm në radhët e demokratëve por edhe më gjerë pasi shumë janë të ngopur nga punët e këqija të Edi Ramës.

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook